28.12.2019 - 19:39
Ulja në disa gradë e temperaturave ka bërë që në qytetin jug-lindor të nisin reshjet e para të borës.
Mësohet se përsa i përket zonave malore, intensiteti i borës është më i lartë.
Ndërsa në të gjithë qarkun ka pasur herë pas here reshje dëbore, por në një intensitet të ulët.
Firmat e mirëmbajtjes po punojnë intensivisht për rrugët nacionale, por edhe në akset rrugore që të çojnë drejt Dardhës dhe Voskopojës.
Nga firmat, është bërë e mundur kriposja e tyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dëbora arrin 40 cm
Bora në Dardhë, mjetet lëvizin me zinxhirë
Si vijon qarkullimi?