MENU
klinika

Si vijon qarkullimi?

Dëborë në Korçë, ARRSH masa për mirëmbajtjen e akseve

11.12.2019 - 10:10

Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në të gjithë vendin.

Gjatë natës së mbrëmshme në qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore.

Sipas ARRSH-së, në aksin Boboshticë-Dardhë, kontraktori i mirëmbajtjes ka bërë pastrimin e rrugës nga dëbora dhe qarkullimi bëhet pa zinxhir.

“Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset e vendit. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë”, shprehet ARRSH.

Fillimi i muajit dhjetor u shoqërua me reshjet e para të dëborës në zonat malore dhe juglindore të vendit.

ARRSH ka marrë të gjitha masat e para të mirëmbajtjes dimërore dhe ka nisur puna për pastrimin e saj dhe hedhjen e kripës.