MENU
klinika

Deri në ndërtimin e spitalit të ri

Urgjenca e re e Kurbinit në qendër bamirësie

15.12.2019 - 12:40

Një qëndër bamirësie në Laç është pikërisht vendi ku është vendosur Shërbimi i Urgjencës, ku mjekët garantojnë qytetarët se kanë çdo gjë që u duhet për tu dhënë ndihmë mjekësore.

“Kemi të gjitha pajisjet e domosdoshme për pritjen dhe mjekimin e pacientëve në rast emergjente”– tha Agron Lala.

Por në këtë ambient mjekët e Kurbinit nuk mund të trajtojnë rastet e rënda dhe komplikacionet, të cilat dërgohen në Spitalin Rajonal të Lezhës.

“Bëjmë ekzaminimet përkatëse dhe sipas diagnozave përkatëse mund ti trajtojmë këtu ose në spitalin Rajonal të Lezhës dhe të Tiranës”– tha Lala.

Urgjenca ndërkohë do të funksionojë në këtë vend deri në ndërtimin e spitalit të ri, që pritet të shembet plotësisht në ditët në vijim.

“Është lënë një shënim dhe një person që i orienton për vendndodhjen e urgjencës së re”- tha Lala.

Sipas angazhimit të qeverisë, spitali i ri i Laçit do të jetë në funksionim brenda pranverës së vitit të ardhshëm.