03.12.2019 - 17:55
Pas golit në kampionat, Myrto Uzuni nuk di të ndalet edhe në Kupën e Kroacisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar në çerekfinalen që Lokomotiva e Zagrebit luan në transfertë ndaj Sibenik.
Myrto Uzuni zhbllokoi shifrat në minutën e 27-të të takimit. Pas një krosimi nga e djathta, topi u devijua me kokë dhe përfundoi në këmbët e Uzunit.
Me të majtën, ai nuk u mendua dy herë dhe e shtyu në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Lokomotivës. Pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat. Kupa e Kroacisë luhet me një takim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shënojnë Kastrati dhe Uzuni
Dy gola në Kroaci, dedikim për Shqipërinë
Publikimi i klubit kroat