Enkel Muço
Lexoni një përmbledhje, pjesë e veprave të Rober D’Angely!
Duhet të kemi parasysh kohën në të cilat janë shkruar këto vepra dhe, vitin që u botuan e deri ditët e sotme kemi mjaft prova, fakte, dëshmi, nga fusha e arkiologjisë të zbuluara në Greqinë e sotme të cilat nuk bëhen publike nga “grekërit”, ose në rastin më të keq mbulohen, shkatërrohen, e manipulohen prej tyre.
Kjo “metodë pune” e ndjekur prej grekërve bëhet për të vetmin e njëjtin qëllim ;
Fallcifikimin e manipulimin historik të antikitetit Pellazg-Ilir-Alban-Arbëror-Shqiptar!
——- ———- ——”’
Botimi i librit Enigma, në shtatë vëllime, është vepra e babait tim Robert D’ANGELY (Paris, 22 dhjetor 1893 – Paris 22 tetor 1966). Pesë vëllimet e para përbëjnë një vështrim etnografik, historik e gjuhësor mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, (Botimet Cismonte e Pumonti, 1990-1991), dhe dy vëllimet e fundit përmbledhur në një, përbëjnë një Gramatikë shqipe të krahasuar, (Solange d’Angély, 1998 – 84, Rue Didot, 75014, Paris).
Dorëshkrimi origjinal i Robert d’Angély, i shkruar në shtatë fashikuj të numëruar dhe pa titull, i cili në vitin 1962 ishte i gatshëm për botim, qëndroi i pabotuar për gati 30 vjet. Ky dorëshkrim ka titullin Enigma…origjina e racës dhe e gjuhës së pellazgëve, arianëve, hititëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve, etj…tashmë e zgjidhur. Paris, MCMLXII.
Gramatika shqipe e krahasuar përfaqëson për autorin një atu madhore shkencore të veprës së tij.
Robert d’Angély, një pjesë të mirë të fëmijërisë së tij e kaloi nëpër Ballkan, në Shqipëri, Greqi, Turqi e gjetkë.
I jati i tij është një inxhinier i ndërtimit të rrugëve dhe urave. Verën ai e kalon në Francë dhe udhëton shumë. Përveç frëngjishtes, flet lirshëm gjuhën shqipe (përfshi këtu të dy dialektet, gegë dhe toskë), greqishten, turqishten, italishten, anglishten, gjermanishten dhe gjuhë të tjera.
Lexon dhe përkthen lehtësisht tekstet e këtyre autorëve, duke parapëlqyer „babain e historisë“ Herodotin, këtë buronjë të pashtershme, siç e konsideron ai. Në dorëshkrimet e tij ai ka shkruar në “greqishten e vjetër”, per te cilen thote se ; eshte gjuha Ilire te cilen e flasin shqiptaret e sotem , dhe nuk mund te cilesohet si gjuhe e humbur, tregimin origjinal të Platonit mbi atlantët dhe atë të Herodotit mbi luftën e Trojës, të cilën na e ka lënë të përkthyer.
Ai ka një njohje të thellë mbi fenë ortodokse, katolike, islamike, etj. Heronjtë e mitologjisë greke nuk përkojnë me greqishten ne kuptimin konfigurativ te fjaleve , por me gjuhen shqipe dhe paralelët e tyre latinë i janë familjarë te Ilirishtes.
Atij i vjen keq që për interpretimin e mbishkrimeve të vjetra, studjuesit kanë përdorur pothuajse gjithë gjuhët indo-europiane dhe jo atë të shqiptarëve. Që të ndjekësh tregimin e tij, logjikën dhe refleksionet e tij në raport me kronologjinë dhe vërtetësinë historike, është e nevojshme të imagjinosh gjëndjen sociale e gjuhësore të epokës të cilës ai i referohet parreshtur.
Qëllimi që ka ndjekur Robert d’Angély është që të na transmetojë atë çka për të është e dukëshme, atë që siç pohon ai, gjuha pellazgjike e cila jeton ende në gjuhën shqipe, është gjuha më e vjetër e grekëve dhe latinëve.
Ja pse, unë u lidha veçanërisht me pjesën gjuhësore të librit ENIGMA duke kërkuar argumentet konkrete e fakte historike, që të respektoja mendimin e tij në mënyrë sa më besnike.Në librin ENIGMA, autori i kushton një rëndësi të madhe kronologjisë ngjarjeve historike, migrimeve, ngjarjeve letrare e historike, pjesëve të tyre gjuhësore, etnografike e gjeografike dhe ndërthurjeve të shumta e komplekse me qëllim që të analizojë mënyrat e ndryshme të gjuhës së komunikimit që mund të rezultonin ose jo.
Gjithashtu, në faqet në vazhdim, pas paraqitjes së kujtesës së indeksit të përgjithshëm të ENIGMËS dhe datat kryesore sipas të cilave zhvillohen në këtë vepër ngjarjet para dhe pas erës sonë, ne ndjekim paraqitjen e lëndës, pjesa e parë e së cilës ju kushtohet pellazgëve, etruskëve dhe elineve.
Përmbajtja e përgjithshme e librit ENIGMA!
PELLAZGËT.
Tregimin e tij, autori e fillon nga vitet 2500 dhe 1800 para erës sonë, gjatë migrimeve të ilirëve, thrakëve dhe skitëve, që të gjithë pellazgë, që vinin nga Turkmestani i Azisë, të shtyrë nga mongolët të cilët vinin nga lindja.
Ai përshkruan migrimet që arrijnë në Karpatet dhe duke vazhduar më tej, qoftë drejt Vienës, venecies apo Detit të Zi dhe detit Kaspik, Thrakës së sotme, pra Bullgarisë, Maqedonisë, etj, dhe në jug, drejt Shqipërisë dhe bregut të Adriatikut.
Ata pikëtakojnë ngado popujt vëllezër, pellazgë autoktonë, me të cilët do të shkrihen me kalimin e kohës. Për autorin, vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve janë pasardhës të ilirëve. Shqiptarët e tjerë, grupet e të cilëve janë shpërndarë nëpër Shqipëri, Greqi, Turqi, Serbi, Itali dhe nëpër ishujt, ata nuk janë pasardhës të ilirëve, por të degëve të tjera të trungut pellazgjik.
Ai na kujton se fjala Iliri është një term gjeografik që përfshin vendet e banuara nga ilirët, ndërkohë që Iliricum është një term politik latin që u jepej ndarjeve të ndryshme të Perandorisë romake.
Thrakët dhe ilirët, në kontakt me pellazgët autoktonë, thesalianë apo epirotë, filtruan në popullsinë pellazgjike dhe autoktone të vendit që ende nuk quhej Greqi, për të formuar kështu dorianët në veri, eolianët në perëndim, jonianët në lindje.
Pak nga pak, nga viti 2500 p.e.s. dhe 1800 p.e.s. eolianët dhe jonianët, në sajë të migrimeve dhe përzjerjeve të reja me pellazgët autoktonë të Peloponezit (që ende nuk quhej i tillë) krijuan akeanët (të cilët u njohën më mirë që nga mbishkrimet e lëna nga hititët).
Akeanët përhapën dialektin eoliano-akean në Thesali, Beoti, Arkadi dhe gjer në Eolid, në Azinë e Vogël si dhe në Qipro. Më së fundi, janë eolianët dhe akeanët që shpërndanë gjuhën greke në dialektet joniane dhe eoliane tek banorët më të vjetër të Greqisë, tek karianët dhe popuj të tjerë, me të cilët ata u përzien.
Pellazgët kanë si djep të tyren gjithë Evropën, bashkë me pjesën më perëndimore të Azisë së Vogël dhe pjesën veriore të Afrikës. Gjithë këta popuj të quajtur pellazgë‚ (madje dhe nga autorët klasikë që flisnin të njëjtën gjuhë, pellazgjishten), edhe pse dialektet ndryshonin midis tyre. Përsa i përket fjalës Pellazg, autori thotë se vjen nga fjala greke „pellazgos“ apo „pelargos“.
Ai e përcakton etimologjinë e saj siç bën shpesh me veprën e tij, duke hequr sufiksin grek „os“ dhe duke përdorur pastaj monosilabet radikale të gjuhës“pellazgo-shqiptare“. Fjala „pellazg“ nënkupton „i lindur i bardhë“ dhe njëkohësisht do të thotë „bota primitive e bardhë e Antikitetit“.
Gjuha e folur pellazgjike, edhe pse ngado është e njëjtë, zakonisht cilësohet nëpërmjet emrave të viseve dhe vendeve ku ajo flitet si: argjiane, ariane, maqedonishte, epirote, iliriane, frigjiane, kariane, lidiane, likaoniane, etruske, oske, feniciane, venete, ligure, etj. Me zbarkimin e egjiptianëve, fenicianëve dhe të popujve të tjerë, rreth viteve 1750-1650 p.e.s., të Danaos, Cadmos, Kecrops, etj, në sajë të zhvillimeve shoqërore, politike e gjuhësore, lindën greqishtja dhe latinishtja.
Të gjithë, pushtuesit dhe emigrantët, për të mësuar gjuhën pellazgjishte, shtonin një prapashtesë ose një parashtesë, apo të dyja së bashku, sipas gjuhëve të tyre. Kjo ishte një lehtësi, në sajë të monosilabizmit në formën e papërcaktuar të emrave dhe të rrënjëve të foljeve pellazgjike.
Kjo solli dhe format e panumurta që përmbante greqishtja e vjetër në fillimet e saj si dhe dialektet e nën-dialektet e shumta, siç bënte pjesë vetë gjuha pellazgjike. Këto dialekte filluan të pakësohen me kalimin e kohës në sajë të migrimeve, zhvendosjeve dhe përzjerjeve të popujve të ndryshëm, në një kohë që vendbanimet ndryshonin vazhdimisht.
Greqishtes së vjetër iu desh më shumë se njëmijë vjet migrime të ndryshme, nga vitet 1650 në vitet 800-600 p.e.s. për të qënë gjuha e veprave të pavdekëshme rreth viteve 500 p.e.s. atëhere kur epoka e artë e Perikliut na e bën të njohur këtë gjuhë të admirueshme, duke na kujtuar se një pakicë e privilegjuar dhe elitë e popullsisë mësonte greqishten.
Pjesa tjetër e popullsisë ishte analfabete dhe vazhdonte të fliste gjuhën pellazgjike shqiptare. Lidhur me origjinën e shkrimit, autori na thotë se „të moçmit i kanë bërë të njohur se përpara gërmave kadmeane, madje prej shumë kohësh më parë, ekzistonin gërmat pellazgjike”.
Gjuha pellazgjike ka qenë një gjuhë e shkruar me gërma të quajtura pellazgjike. Robert d’Angely, vazhdon të pohojë se „pas katër sistemeve të mëdha ideografike, mbërrijmë tek shkrimi silabik e pastaj tek alfabetizmi“.
Gjithnjë duke iu referuar shkrimtarëve grekë të Antikitetit, gërmat e para që u shpikën ishin pellazgjike, të cilat fillimthi lindën në Egjipt e pastaj u shpërndanë më gjërë, së pari rreth Mesdheut e më tej, nga ku më pas, alfabeti fenician u soll në Tebë nga Kadmi, ç’ka bëri që gërmat të quhen kadmiane.
Autori shton se nëqoftëse çifutët shpikën pikë-zanoret, ishin në fakt pellazgët ata që patën nderin të krijojnë zanoret. Nga ky alfabet pellazgo-fenician, dolën gjuhët helene, etruske dhe latine, të cilat janë kryesoret, dhe ku duhen shtuar dhe gjuhët pellazgo-tireniane, eteokretase, kadmiane, dhe gjuhët e tjera të Greqisë ai ajo hitite, lisiane, lidiane, qipriote dhe gjuhët e tjera të Azisë së Vogël si ombriane, oske, sabelike dhe gjuhë të tjera në Itali, pa harruar alfabetet e ndryshme neo-latine, të cilat relativisht janë më të vona.
ETRUSKËT.
Emri që mbanin etruskët në prehistori para se të quheshin etruskë, nuk dihet. Megjithatë ekziston ajo që quhet Rasena, siç e përcaktonin ata vetveten dhe që ngjan se është më i vjetër se fjala etrusk.
Fjala Rasena sipas autorit, do të thotë „rashë-na“, pra ne jemi thrakë, fjalë që vinte nga thrakët që emigronin në Etruri prej Venetisë në vitin 3000 p.e.s. Pellazgët dhe Tuskët (nga fjala shqiptare dushk), nga Dodona dhe Epiri zbarkojnë në Spina, pranë derdhjes së lumit Po.
Nën udhëheqjen e princit Tyranos, etruskë dhe tirianë të Azisë së Vogël, zbarkojnë në Itali, në territorin e Etrurisë. Ata u pritën nga popuj vëllezër, pra nga pellazgët autoktonë. Grekërit i quanin etruskët „tirsene“ ose më mirë „pellazgë tirianë“.
Historia e etruskëve në Itali ngatërrohet shpesh me atë të latinëve, romakëve, ashtu siç ndodh në Greqi apo Azinë e Vogël, kur ajo e shqiptarëve dhe pellazgëve ngatërrohet me historinë e grekëve. Që nga Antikiteti i thellë, çdo emigracion në Itali ka qënë absorbuar dhe asimiluar nga pellazgët. Gjuha shqipe, emri i së cilës njihej në Itali si etrusk, kontribuoi në krijimin e latinishtes. Në sajë të shqipes, Kostandini i Madh arriti të transferojë selinë e Romës në Romën e re, pra në Kostandinopojë, pa shkaktuar as më të voglën pakënaqësi dhe rrëmujë.
Në sajë të një pjese të etruskëve, veçanërisht të Toskanës italiane që erdhën dhe u vendosën në Toskërinë shqiptare, në Ballkan, shqiptarët e jugut u quajtën Toskë dhe janë pasardhës direktë të etruskëve të lashtë që banonin në Itali.Lidhur me dy dialektet aktuale të gjuhës shqipe: gegërishtja ngjan më shumë me greqishten e vjetër, ndërsa toskërishtja më shumë me latinishten.
Kjo është e lidhur me pasojat e fitores së gjeneralit romak Paul Emile mbi epirotët, në vitin 168 p.e.s. Ai e rrafshoi Epirin dhe popullsinë e atij vendi e ktheu në skllave. Tokat mbetën djerrë për më shumë se një shekull dhe ato u populluan me etruskë të syrgjynosur. Këtu qëndron dhe arësyeja që toskërishtja, edhe pse në lidhje direkte me Greqinë dhe gjuhën greke, ngjan me latinishten, ndërsa gegërishtja më e larguar nga Greqia dhe e ndarë nga ajo prej Toskërisë i ngjan greqishtes.
HELENËT(elinet), (yliret).
Termi helen, sidomos në fillimet e veta, nuk përcaktonte një komb, por thjesht nje emertim, fis. Helenët nuk formonin një grup popujsh siç ishin jonianët, eolianët, dorianët, por një grup i dalë nga elementi pellazgjik primitiv, i mpleksur me të huajt, si me fenikasit, egjiptianët…!
Emri helen ka filluar të përhapet në Greqi si dhe në ishujt përreth, në Greqinë e Madhe dhe në Azinë e Vogël, që nga shekulli VIII p.e.s.
Ndryshe nga emrat pellazg apo në shqip leleg (siç quheshin pellazgët nga fenikasit për shkak të veshjes së tyre të bardhë që mbanin deri në shekullin e VI p.e.s.), të cilët ishin përhapur prej shumë e shumë kohësh.Emri Hellas, që mund të lexojmë nëpër tekste për Greqinë, nuk ka qënë asnjeherë emri që i jepnin Greqisë as autoktonët dhe as romakët. Në fakt, ajo nisi të quhej zyrtarisht nga të gjithë Hellas, shumë më vonë, atëhere kur u krijua mbretëria e pavarur në vitin 1830 të epokës sonë.
Më parë, dhe veçanërisht gjatë perandorisë bizantine, ajo kurrë nuk është quajtur Hellas e as Graecia, as perandori greke apo helenike, por gjithnjë Perandori e Bizantit , e themeluar nga Iliret.
Perandori bizantin asnjëherë nuk është cilësuar helene apo greke. Janë shkrimtarët moderne që iu kanë atribuar popullatës fjalët helenik apo grek, por kurrë nuk janë përdorur nga populli.
Në atë kohë ende nuk kishte një bashkim kombëtar, por veçse rivalitete mes qyteteve-shtete kryesore si Sparta, Athina, Teba, etj dhe gjuha e popullit ishte shqipja. Duke u nisur nga kjo periudhë veçanërisht nga pushtimi i Morese se sotme prej romakëve, qëndra nuk ishte më Athina apo qytetet e tjera të , por Azia e Vogël dhe Egjipti !
ELEMENTËT HISTORIKË, LETRARË DHE CITIME TË NXJERRA NGA ENIGMA, SI ARGUMENTE GJUHËSORE
Eshtë padyshim e vështirë të analizosh gjithshka në një vështrim të shkurtër. Në pjesën e dytë, më duhet të bëj gjithashtu, një seleksionim të asaj që më dukej më domethënëse për të ndjekur fillin gjuhësor udhëzues të autorit.
Mbi Luftën e Trojës – Homeri dhe Homeridët. Iliada dhe Odisea
Lufta e Trojës u zhvillua rreth vitit 1250 p.e.s. Homeri nuk ishte bashkëkohës i ngjarjeve të kësaj lufte, pasi sipas Herodotit, ai ka jetuar në vitet 800 p.e.s. Katër apo pesë shekuj e ndajnë Homerin nga tregimet e tij. Iliada dhe Odisea përbëjnë burimin e parë historik, monumentin e parë të shkruar, i cili përshkruan aktet e trimërisë së parahelenëve në këtë epokë.
Autori mbështetet mbi tekste të vjetra për të llogaritur moshën e Helenës, atë kohë 41 vjeç dhe të Aleksandrit, i quajtur njëkohësisht Paris, 64 vjeç. Për të, rrëmbimi i Helenës nuk ishte veçse një pretekst i luftës, e cila në fakt kishte të bënte me rrëmbimin e thesareve të pasura që kishin mbledhur trojanët.
Në analizën e tekstit ilirisht të Iliadës dhe të Odiseut, autori thotë gjithashtu: „Lënda e epopeve homerike, kishte filluar tashmë të hartohej dhe të këndohej në gjuhë pellazgjike, pasi greqishtja e vjetër ende nuk ishte formuar plotësisht në Greqi dhe kjo lloj greqishte ende nuk ekzistonte në Azinë e Vogël, pasi kolonitë joniane dhe eoliane zbarkuan veç disa shekuj më pas.
Vetëm 500-600 vite më vonë, epopeja u përkthye në gjuhën ilirishte nga Homeri . Për më tepër, për autorin, ilirishtja e Iliadës është akoma më e vjetër, pra më arkaike se ajo e Odisesë. Iliada është e mbushur me fjalë pellazgjike, me sufikse dhe prefikse te ilirishtes . Odisea u shkrua dhe u përkthye shumë kohë pas Iliadës, dhe u desh jo më pak se 150 vjet për të arritur ilirishten e Odisesë.
“Gjithashtu, tek Odisea, autori përqëndrohet në etimologjinë e fjalës “OutiV ” që u përkthye me fjalën „person“ (d.m.th.“asnjeri”) e lidhur kjo me emrin që Uliksi i jep Polifemit, siç na bën të njohur ai. Për Robert d’Angely, kjo fjalë korespondon me fjalën pellazgjike ose shqiptare „üti“ = „tëndi“, në kuptimin këtu që ekziston ende në Shqipëri. Pyetjeve „Kush të ka tradhëtuar? Kush të ka bërë keq?, dhe përgjigja „üti“, (“yti”) „tëndi“, ka të njëjtin kuptim si ajo tek Uliksi.
Mbi ekspeditën e Aleksandrit të Madh, 333-323 p.e.s.
Olimpia, nëna e Aleksandrit ishte epirote, pra gjuha e nënës së Aleksandrit ishte gjuha shqipe. Në librin Enigma, autori këmbëngul në atë që fjala epirot do të thotë shqiptar dhe aspak helen. „Epirotica lingua“, gjithnjë nënkuptonte „gjuha shqiptare“ dhe kurrë “Ellhniki glossa ”. Mbreti Filip i Maqedonisë, babai i Aleksandrit, kishte lindur në Argos, por në fakt në Argosin që gjëndej në Orestie, në kufijtë e Epirit dhe të Ilirisë, (Aleksandri i Madh, f. 14. G. Radot, 1931). Aleksandri i Madh, me origjinë shqiptare dhe makedone në sajë të edukimit në gjuhën ilirishte, i ndoqi mësimet nga Aristoti, një shqiptar nga qyteti Stagire. Përmes gjuhës së nënës, epirote apo shqiptare, Aleksandri u jepte kurajo dhe komandonte gjeneralët e tij gjatë ekspeditës së tij ushtarake.
Me këtë gjuhë ai u fliste shokëve dhe ushtarëve të ushtrisë së tij të jashtëzakonëshme, gjuhë që kuptohej nga të gjithë. Shumica e popullatës ishte e pashkollë dhe greqishtja moderne ishte e panjohur, sepse ajo filloi të formohej mbi dhjetë shekuj më vonë, pra rreth viteve 1380 !
Mbi Perandorinë romake, Perandorinë bizantine dhe Perandorinë otomane
Në vitin 146 p.e.s. ndodhi pushtimi i Ilirise se jugut , (teritoret e sotme greke) nga romakët që quheshin Akaie. Gjuha e popullit ishte gjuha pellazgo-shqiptare, ndërsa gjuha zyrtare, latinishtja. Pas vitit 800 dhe veçanërisht pas skizmës së parë në vitin 860, datë kur fillon Perandoria bizantine (emër që iu dha Perandorisë romake të Lindjes kur ajo u nda nga Perandoria romake e Perëndimit), përdorimi i latinishtes zyrtare fillon të pakësohet në përpjestim me greqishten që është tashmë gjuhë e kishës së Lindjes.
Popullsitë shqiptare të Perandorisë bizantine që ishin të fesë kristiane ortodokse të Lindjes u quajtën Γρακoι apo Ρωμηοι dhe Ρωμαιοι, por ata mësonin gjithnjë vetëm në greqisht, që ishte gjuha e dytë, pas asaj shqiptare.
Ky evolucion i ngadaltë e bëri Bizantin një perandori me popullsi shqiptare , me gjuhë zyrtare shqipen e vjetër. Atëhere populli, i cili si gjithnjë nuk e dinte latinishten dhe nuk e fliste atë. Po kështu ai nuk fliste gjuhen moderne greke, që ende nuk kishte lindur. Për popullin romako-bizantin, të dy gjuhët, latine e greke, ishin të panjohura.
“Duhet të jesh pak naiv të besosh se e gjithë popullsia e vjetër greke, duke përfshirë dhe atë të Athinës, Korintit, Spartës dhe qyteteve të tjera, fliste si gjuhë të nënës, në shtëpi apo jashtë saj, greqishten klasike të Platonit, Homerit, Aristotit, Demostenit, Lucienit dhe autorëve të tjerë të famshëm të Antikitetit grek.
Po të ishte kështu, greqishtja e vjetër nuk do të vdiste dhe do të na përcillte deri tek ne shkëlqimin e perfeksionit të vet, ndërkohë që shqipja ishte e njohur në gjithë botën e vjetër e ku flitej rrjedhshëm ngado”.Pikërisht me rastin e skizmës së vitit 860, Kisha Lindore e braktisi mësimin e greqishtes së vjetër sepse ajo nuk ishte asgje tjeter vetem nje gjuhe shqipe e vjeter (ilirishte). Ajo pati idenë që me ndihmën e priftërinjve të ndërmerte formimin e greqishtes moderne, ku si pikënisje dhe fillim të saj ishte pikërisht fundi i shekullit IX.
Në atë kohë bëhet fjalë për një greqishte, në të cilën u hoqën të gjitha rregullat gramatikore e sintaksikore të shqipes së vjetër. Kështu, greqishtes moderne iu desh më shumë se një mijëvjeçar që të bëhej e përdorëshme dhe të përhapej, në fillim në qytetet e mëdha të Bizantit, në Smirnë, Selanik, etj.
Ndërsa shqipja, mbeti gjuha e familjes. Greqishtja dhe latinishtja, gjuhët zyrtare të qeverive, universiteteve, kishës e e diplomacisë, gjatë përrdorimit të tyre, luajtën rolin e gjuhëve paralele: greqishtja në Greqinë e Madhe dhe në Azinë e Vogël dhe latinishtja në Itali, në botën romane, deri në ditën që ato ranë në rangun e gjuhëve të vdekura, duke lënë në vazhdim dhe në përdorim të plotë gjuhën shqipe dhe gjuhët neo-latine, me të cilat bashkohet më vonë dhe greqishtja moderne, veçanërisht duke filluar nga viti 1850, ku nga Patriarkati ekumenik mësimi publik i detyruar u bë greqishtja moderne, e cila filloi të mësohej intensivisht, të flitej dhe të përhapej.
Perandoria otomane fillon më 1453 me pushtimin e Kostandinopojës nga turqit, ç’ka shënon dhe fundin e perandorisë bizantine. Gjuha zyrtare ka qënë dhe është gjithnjë gjuha e pushtuesit: turqishtja.
Kosmopolitizmi i Kostandinopojës është i rëndësishëm, gjëndja sociale mbetet e pandryshuar, shqipja vazhdon të flitet. Ajo bashkëekziston me gjuhët e tjera të folura si turqishtja, greqishtja dhe gjuhët e gjithë emigrantëve që u dyndën gjer në epokën bashkëkohore të Luftës së Madhe (1914-1918) e gjer në këmbimin e popullsive më 1925, ku si pasojë, një popullsi e madhe kristianësh ortodoksë, albanofonë të Azisë së Vogël, u shpërndanë në mesin e kësaj popullsie albanofone apo jo, të shtetit grek, pasi ato u zëvëndësuan po nga një popullatë shqiptare myslimane, që vinin nga Shqipëria, Maqedonia, Epiri, etj.
Që kur banojnë shqiptarët në Greqi?
Për “grekërit”, shqiptarët banojnë në Greqi që nga fundi i shekullit XIV (më saktë që nga viti 1375, me ardhjen e punonjësve të parë shqiptarë në Greqi). Autori Robert d’Angély vë në dukje disa argumente për të treguar autoktoninë e tyre në Greqi në të gjitha kohrat. Profesor Karvelas, në kapitullin.
Mbi elementin bizantin apo shqiptar midis viteve 610-1453 të peirudhës së Bizantit flet për “popullsinë fshatarake të shqiptarëve dhe mos-përzjerjen e tyre me pushtuesit e huaj” dhe ai bazohet në proçes-verbale autentike të nxjerra nga regjistra kishëtarë të epokës. Rezulton se më 1204, shumë përpara datës 1375, në këtë vend kishte patur gjithnjë shqiptarë.
Një provë tjetër që shqiptarët e kanë banuar Greqinë në të gjitha kohërat është gjuha e tyre. Shqipja e antikitetit ka shërbyer si model për formimin e greqishtes së vjetër.
Edhe greqishtja moderne, rrjedh nga e vjetra, por ka trajta dhe shprehje të pastra shqiptare, duke përfshirë dhe huazimet nga shqipja. Autori jep shëmbuj të marrë nga Kronikë në More, Kronikat e Romanisë dhe veçanërisht të Moresë si dhe në shkrimet e Kostandin Porphyrogenete në Corpus Inscriptionum Historiae Bizantinae, të cilat janë komentuar në planin gjuhësor në vëllimin e IV të Enigmës.
Ai e përfundon këtë analizë me shpjegimin e fjalës “shkipëtar”. Fjala “shkipëtar”, përmes së cilës cilësohen akoma dhe sot shqipëtarët, është shfaqur vonë. Kjo fjalë ekziston jo më herët se viti 1375 në Shqipëri. Kjo fjalë do të thotë “mbajtës i shqiponjës”, duke cilësuar fillimthi ushtarët e Skënderbeut, të cilët e mbanin atë në gjoks, dhe që ishin të gjithë shqipëtarë.
Deri në vitin 1925, fjala “shkipëtar” ishte e panjohur në Greqi, në Itali, në Siqeli, në ishujt e gadishullit, në Thrakë e Maqedoni dhe në gjithë zonën perëndimore të Azisë së Vogël. Më 1380, fjala “shkipëtar” ishte shumë e përdorur në Shqipëri.
Mbi luftën e Pavarësisë greke në vitet 1821-1830
Autori n’a kujton se në ushtrinë shqiptaro-greke figuronin shumë heronj të famshëm shqiptarë të fesë së krishterë ortodokse orientale si Marko Boçari, Teodor Kolokotroni, Miauli, Kanari, Xavella, Mavrokordati, etj, heronjtë shqiptarë nga Suli apo suliotët dhe gratë e tyre akoma më heroike, të cilat për t’i shpëtuar ç’nderimit dhe që të mos binin në duart e turqve, u vetvranë duke hedhur një valle dhe duke u hedhur njëra pas tjetrës në humnerën e Zallongos.
Pra ky revolucion
(çlirim osman) kishte si pike’nisje banoret autoktone te cilet quheshin Arbanite .
Anekdota e Otonit I të Nafplios
“Debatet e parlamentit të Nafplios, para mbrërritjes së mbretit Oton I më 1832, si dhe dhjetë vjet më pas, bëheshin në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës ishte i shkruar në greqisht. Nga ana tjetër, mbreti Oton I që nga ardhja e tij në Greqi studioi greqishten gjatë më shumë se katër vjet, që të mund t’i drejtohej drejtpërdrejt popullit. Kur ai konstatoi se populli i tij nuk fliste greqisht por shqip, u zëmërua dhe i ndërpreu mësimet e gjuhës greke”.
A mund t’i jepte Shqipëria gjithë këto popullata? “Shqipëria asnjëherë nuk ka qënë e populluar…asaj nuk mund t’i njihet roli i furnizueses të popullatave shqiptare…”
Për sa i përket nyjes së prapme në shqip. Në gramatikën e tij, Robert d’Angély thotë: « Nyja në gjuhën shqipe nuk është pjesëzë para emrave dhe mbiemrave, por një prapashtesë që u bashkohet fundit të emrave apo mbiemrave.
Ndryshe nga gjuhët e tjera indo-evropiane, të cilat e vendosin atë para emrave dhe të ndarë nga ajo, kjo gjë provon vjetërsinë antike të shqipes. Kjo gjuhë është e vetmja midis gjuhëve të Evropës së sotme, duke përjashtuar bullgarishten e rumanishten, si dhe armenishten në Azinë e Vogël, që kanë një veçantësi të tillë. Greqishtja, në fillimet e veta e paraqiste një tipar të tillë, të cilën e konstatojmë tek Iliada, kurse për latinishten apo rusishten, silabi final i emrave është një mbaresë dhe jo një nyje e prapavendosur shquese.
Mbi gjuhën serbe
Autori thotë se « në të gjitha kishat katolike jugosllave dhe në Vatikan, gjuha serbe kuptohet si gjuha ilire, e njohur si gjuha « Illyrica lingua ». Por gjuha serbe nuk është aspak ilirike, por sllave. Serbët bazohen në faktin se në fillim, ata iu nënshtruan autoritetit bizantin dhe deshën të shkriheshin me shqiptarët autoktonë. Edhe alfabeti i huazuar nga libra të ndryshëm liturgjikë, para adoptimit të gërmave cirilike më 885, ishte shqipja glagolitike.
Historia dhe shqiptarët
«Disa pyesin me të drejtë: meqënëse shqiptarët kanë qënë e janë gjithnjë një popull kaq i rëndësishëm dhe interesant, përse historia nuk i përmend pothuaj fare?» Kësaj pyetje që ai bën në vëllimin e III, autori i përgjigjet: «Kjo ndodh kudo pasi emri shqiptar është konfonduar gjithnjë me atë grek apo helen, për të përcaktuar të njëjtin popull: atë shqiptar ose me origjinë pellazgjike, që flasin gjithnjë të njëjtën gjuhë të moçme, pellazgjike apo shqiptare. « Në Itali, në Siçili e gjetkë, popullatat shqiptare konsiderohen si greke pasi ato kanë ruajtur kudo fenë ortodokse, greke ».
Mbi Hititët në Azinë e Vogël
Origjina e popullit hitit ngjan se ka qënë gjithnjë vendi ku ai ka jetuar në Azinë e Vogël, në një territor të gjërë në veri të Sirisë. Hititët, hetenët apo heteenët, janë populli pellazgjik më i rëndësishëm që ka mbijetuar në Azinë e Vogël, gjatë gjithë epokave gjer në thellësi të antikitetit.
Fama e tyre ka jetuar gjithnjë, edhe pas shkatërrimit të perandorisë së tyre. Janë sirianët e Kapadosit (Cappadoce) sipas Herodotit, apo sirianët e bardhë të Strabonit, që pasardhësit e tyre gjëndet sot midis banorëve të Kapadosit, të krishterë apo muslimanë, të cilët u islamizuan pas shekullit XI.
Hititët dominuan ultësirën qëndrore të Azisë së Vogël, veçanërisht vendin e quajtur Halys (shek.XX p.e.s. e mijëvjeçari i X p.e.s, e më shumë, sipas studimeve të fundit). Qëndra e tyre gjëndej në Xhahur-Kej në Biogaz-Kej, Pterie siç quhej nga grekërit e vjetër (Herodoti), i shkatërruar nga mbreti Lydilu Crésus. Duke u mbështetur në të dhënat e F.H.Rosny mbi gjuhën hitite (Encyclopedia Britannica) autori nuk mund të mos konstatojë se « deklinezonet », format e saj në vetën e dytë të shumësit, e ngjasojnë në mënyrë të habitëshme me shqipen e sotme. Mbrishkrimet e çuditëshme dhe epigrafitë hitite që janë zbuluar në Ejub, Kilise-Hisar (Tyana), Ibriz, Bulgar-Madeu dhe vënde të tjera midis Smirnës dhe Eufratit, ende nuk kanë zbuluar gjithshka të këtij populli.
Djegia e Bibliotekës së Aleksandrisë – kriza e papirusit
« Nëse nuk do të ishte zjarri që në epokën e Kalif Omarit do të shkatërronte bibliotekën e famëshme të Aleksandrisë me një numur të jashtëzakonëshme veprash në shumë gjuhë, veçanërisht pellazgjike apo etruske, nëse nuk do të kishte qënë ai lavazh sistematik i murgjëve apo të tjerëve ndaj dorëshkrimeve pellazgjike apo etruske, si dhe atyre në greqisht e latinisht gjatë shekujve VI, VII, VIII, IX, X, dhe XI, – periudhë kjo e krizës së thellë të papirusit për të marrë andej lëndën e nevojshme që u mungonte shkrimtarëve të rinj, është e sigurtë që sot nuk do n’a mungonin dokumente të ndryshme në gjuhën pellazgjike ose etruske, dhe se enigmat gjuhësore që qëndrojnë sot përballë mprehtësisë sonë, nuk do të ekzistonin.
Por sot, ne mund të themi të lumtur, se edhe për shak të mungesës së dokumenteve të shkruara, studimi i kësaj gjuhe kaq të vjetër pellazgjike në formën e saj më të gjallë, mund të bëhet përmes tipareve të gjuhës së sotme të shqiptarëve, e cila na është transmetuar në mënyrë ekzakte e komplete.
Përfundim
ENIGMA e Robert d’Angély është vepra e një jete, e shkruar me qëllim që të rehabilitojë emrin « Albanais », emrin « shkipëtar » dhe në të njëjtën kohë të hedhë dritë mbi të vërtetën e lashtësisë së gjuhës pellazgo-shqiptare dhe që kjo të bëhet e njohur dhe të pranohet. Autori u kërkon shqiptarëve që të vazhdojnë kërkimet, pasi ata kanë një gjuhë kaq të çmuar që është gjuha shqiptare apo pellazgjike.
Ai u kërkon gjithashtu shqiptarëve që të thellohen e të flasin në mënyrë korekte të dy dialektet, gegë e toskë, të njohin në mënyrë perfekte greqishten e vjetër dhe latinishten e kështu dhe autorët klasikë, që ta zgjerojnë këtë studim edhe në fushën e sanskritishtes, të gjuhës zend, gjuhës hitite, hebraishte, arabishte, etj, që më së fundi t’i njohin për të aplikuar principet e përgjithëshme të shkencës gjuhësore.
Në leximin e veprës së tij dhe në veçanti të vëllimit të V, me analizën e komentit të mbishkrimit pellazgjik të Lemnos dhe të mbishkrimeve të tjera, do të doja të shtoja dhe diçka tjetër të rëndësishme: gurët e vjetër, librat e vjetër dhe gjuhët e vjetra, nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre të fundit.