Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën “arrest me burg” për gardianin e burgut Martin Skëndaj i cili dy ditë më pare vrau dy të rinj në Poliklinikën Patos
Trupi gjykues i Kryesuar nga Gjykatëse Adelina Zarka vendosi arrest me burg për autorin e kësaj ngjarje. Ai u arrestua në afërsi të vendngjarjes disa minuta mbasi kishte kryer këtë vrasje.
Skëndaj, 22 vjeç, kishte shkuar brenda në qendër shëndetësore për t’u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rapaj, pasi ky i fundit ishte i dashuri i motrës së tij. Pasi kanë debatuar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt, si dhe kushëririt të tij Elis Kapaj.
Ky i fundit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Rapaj pak minuta më vonë në spitalin e Fierit.
Gjithashtu raportohet se motra e autorit të dyshuar, më herët kishte qenë e martuar dhe pasi ishte divorcuar kishte nisur një lidhje me një nga viktimat, gjë për të cilin Martin Skëndaj nuk pajtohej.