Viti 2019 pa shumë lojtarë që i thanë lamtumirë futbollit të luajtur pas karrierave brilante me skuadrat dhe kombëtaret përkatëse.
Po flasim për ish-futbollistët yje që kanë bërë historinë, siç ishte Yaya Touré në Premier League, që për tetë vjet te Manchester City shkroi lavdinë e klubit.
Nuk mund ta harrojmë Petr Cech, i cili pas një karriere të tërë të kaluar në Chelsea, i mbylli vitet e tij të fundit tek Arsenal, përpara se të kthehet te Chelsea si menaxher.
Kujtime të mira la edhe Fernando Torres, sigurisht më pjellor ndër vite në fanellën e Liverpoolit, sesa ato në Londër në anën e Chelsea.
Për të mbetur te blutë e Londrës kujtojmë edhe dy të tjerët që luajtën me këtë fanellë, Arjen Robben dhe Samuel Eto luanin, pavarësisht se shkëlqimin e patën përkatësisht me Bayern Munchen dhe Inter. Të dy zgjodhën të varnin këpucët në gozhdë.
Po aq i bujshëm edhe lënia e futbollit aktiv nga Bastian Schweinsteiger, kampioni i botës me Gjermanisë dhe një nga legjendat e Bayernit.
Uruguajani Diego Forlan gjithashtu ishte një tërheqje që mërziti tifozët e tij. Për ta mbyllur me 2 lamtumirat spanjolle, Xavi Hernandez dhe David Villa, që shkëlqyen si te Barcelona, ashtu edhe te Spanja, me tituj të shumtë si rrallëkush tjetër.