MENU
klinika

Humanizmi

Ylli i Liverpool jep 3 mln dollarë për vendlindjen

16.12.2019 - 16:59

Ka ndërtuar spital, rrugë, shkollë dhe kopsht në vendlindjen e tij, por dhënia e 3 milionë dollarëve ditët e fundit kalon çdo kufi humanitar të Mohamed Salah, sulmuesit të Liverpool.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Egjipt, ku në ndërtesën e Institutit Kombëtar të Kancerit ka shpërthyer një bombë, që i ka marrë jetën 20 personave dhe ka plagosur 47 të tjerë.

Në këtë institut kujdeseshin për njerëzit e prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit. Tashmë, pas shpërthimit do të nisë rindërtimi i godinës dhe në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ylli egjiptian Mohamed Salah.

Ky i fundit ka dhuruar plot 3 milionë dollarë. Një gjest i madh nga futbollisti i Liverpool, i cili nuk e ka për herë të parë diçka të tillë, pasi ka ndihmuar shpesh popullin e tij në Egjipt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krishtlindjet në Liverpool

Shaqiri dhe Salah surprizojnë fëmijët