MENU
klinika

9.5 miliardë më pak importe

‘Zbehet’ marrëdhënia ekonomike me Italinë

18.12.2019 - 10:09

Shqipëria po përballet me një përkeqësim të nivelit të shkëmbimeve tregtare me Italinë.

Referuar institutit të statistikave, INSTAT, vihet re se në muajin nëntor të 2019 Shqipëria ka eksportuar drejt Italisë 1.8 miliardë lekë mallra më pak se në nëntorin e vitit 2018.

E njëjta tendencë konstatohet edhe në rang 11 mujori ku Shqipëria ka eksportuar drejt Italisë 5 miliardë lekë mallra më pak se në periudhën janar-nëntor 2018.

Me rënie goxha të ndjeshme janë edhe importet. Në nëntor të 2019 Shqipëria importoi nga Italia 1 miliardë lekë mallra më pak. Ndërssa në rang 11 mujori,Shqipëria ka importuar nga Italia 9.5 miliardë lekë mallra më pak se në të njëjtën periudnë të një viti më parë.

Pse ka ndodhur kjo ‘zbehje’?

Dy grupmallrat që kanë ndikuar më shumë janë ‘tekstile e këpucë’ dhe ‘materiale ndërtimi e metale’. Referuar të dhënave të INSTAT, ndikimin më të madh në rënie e kanë pasur grupi ‘minerale dhe lëndë djegëse’ ku janë importuar thuajse 3 miliardë lekë më pak.

Ndikim të madh kanë pasur grumallrat ‘lëkurë dhe artikuj prej lëkure’ ku janë rreth 1 miliardë lekë më pak, ‘tekstile e këpucë’ rreth 1 miliardë lekë më pak si dhe materiale ndërtimi e makineri e pajisje që gjithashtu kanë njohur rënie të ndjeshme në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN