MENU
klinika

Akti i papërsëritshëm

Zbulimi hyjnor i Shën Helenës…

24.12.2019 - 07:02

E ëma e Perandorit Konstandin ishte guaja më e shquar e kohës së vet. Ajo u bë Shën Helena, pa u martirizuar, duke qenë Helena Perandoreshë. Zoti kishte nevojë thjeshtë që ajo t’i lutej deri në fund te jetës së saj. Megjithatë, ajo nuk u mjaftua me kaq, por kreu një akt të papërsëritshëm prej askujt tjetër deri më sot, u bë personi që gjeti Kryqin e Vërtetë, me të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Zbulm i varrit të Krishtit dhe relikeve të gjetura në të u dha të krishterëve mundësinë ta adhuronin mrekullinë që kishte ndodhur më shumë se tre shekuj më parë. Reliket e Shejta, që gjeti Ajo, janë pasuria më e madhe që ruan Krishtërimi sot. Falë zbulimit të Saj ato u bënë pronë e njerzimit dhe sot mund të shikohen prej vizitorëve në Kishën e Kryqit të Shenjtë në Romë, dhe në disa kisha të tjera të njohura në botë.

Mrekullia e zbuluar prej Helenës është përshkruar prej disa historianëve. Ndër autorët antikë, Socates Scolasticus në Historia Ecclesiaticae jep përshkrimin e plotë të zbulimit të varrit të Jezusit. Më vonë me historinë e zbulimit të Kryqit të Vërtetë u morën edhe Sozomen e Theodoret.

Në versionin e Socrates, nga varri i Jezusit u nxorrën tre kryqe, i vërteti dhe dy kryqe të dy vjedhësve, që ishin ekzekutuar të njëjtën ditë me Mesinë. Ipeshkëvi Macariu i kishte vendosur te tre kryqet bi një grua të sëmurë për vdekje. Me të prekur kyqin e tretë gruaja u shërua plotësisht. Kjo u muar si dëshmi, se ky kishte qenë Kyqi i Krishtit. Bashkë me Kryqin ishin gjetur edhe Gozhdët e Kryqëzimit. Helena i’a dërgoi Gozhdët e Shenjta të birit, i cili preferoi t’i vendoste në helmetën e tij.

Sozomen jep pothuajse të njëjtin version, por shton se Varri i Shenjtë u zbulua prej një çifuti, i cili e mori informacionin prej dokumentave që i kishte lënë trashëgimi i ati. Ndërsa për të dalluar Kryqin e Vërtetë të Jezusit prej dy të tjerëve, edhe këtu jepet ringjallja e nj personi të vdekur, sapo preku kryqin e tretë.

Me zbulimin e Kryqit të Vërtetë, Helena u bë shqnjtorja më populloe. Një numër i madh kishash u pgëzuan me emrin e Saj; të gjithë botën kristiane në mozaikë, piktruar dhe skulptura të artistëv më të famshëm të botës.