MENU
klinika

Shkak bombla e gazit

Zjarri në pallat/ Lëndohet një zjarrfikës, në spital dhe një banor

28.12.2019 - 13:45

Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e sotme katin e pestë të një pallati pranë kishës në Pogradec. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Forcat zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që është bërë evakuimi i banorëve.

Bëhet e ditur se është lënduar një punonjës i shërbimit zjarrfikës, në tentativë për të shuar flakët, i cili është transportuar për në spital. Gjithashtu, në spital ka përfunduar dhe një banor, i cili ka pasur gjendje ankthi.

 

Nga flakët janë shkrumbuar plotësisht dy katet e fundit të pallatit. Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë fillimisht njërin nga apartamentet e këtij pallati, por më pas janë përhapur me shpejtësi në dy katet e fundit.

Ka dyshime se ka qenë një bombol gazi ajo që ka shkaktuar flakët. Aktualisht zjarrfikësja ne vendin e ngjarjes po bëjnë të mundur vënien e flakëve nën kontroll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit