27.01.2020 - 12:33
I është përveshur punës ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Pas dorëzimit të letrave kredenciale kreut të shtetit Ilir Meta.
Ambasadorja është takuar edhe me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
Përmes një postimi në twitter Soreca i uroi mirëseardhjen ambasadores së re si dhe i dhuroi një tufë me lule.
“Gati të nisim punën së bashku për të vijuar partneritetin themelor BE-SH.B.A. në Shqipëri, veçanërisht në kontekstin e integrimit të vendit në BE. 2020 është një vit kyç për prespektivën e Shqipërisë” shkruan ambasadori Soreca në një postim në twitter.
Ndërkohë pritet të mbajë dhe fjalimin e rastit në ambientet e SHBA-së.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Qëndrimi i guximshëm i Shqipërisë ndaj Iranit…
Palmer takohet me Yuri Kim
“Jam gati t’i përvishem punës”
Ambasadorja e SHBA jep mesazhin e parë pas ardhjes në Tiranë
"Do zgjidh ngërçin ekonomik"
E zgjedhura e Donald Trump bën betimin si ambasadore e SHBA në Shqipëri
"Jam e nderuar që..."