Merkato e dimrit ka zbuluar transferimet e para, por ende ka shumë pikëpyetje sa u përket lëvizjeve. “The “Sun” ka evidentuar shtatë transferimet më të mëdha, që mund të kryhen këtë janar.
CHRISTIAN ERIKSEN TEK INTER – 17 MILIONË £
Danezi i Tottenham është ndjekur nga Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, teksa do të jetë i disponueshëm falas gjatë verës. “Ankandin” e udhëheq Inter i Antonio Conte, i gatshëm të paguajë rreth 17 milionë £, sa kërkon Tottenham për 27-vjeçarin.
BRUNO FERNANDES TE MANCHESTER UNITED – 55 MILIONË £
“Djajtë e Kuq” janë futur në merkato për një mesfushor, pas dëmtimeve të Paul Pogba dhe Scott McTominay. Drejtuesit në “Old Trafford” po punojnë të firmosnin me kapitenin e Sporting Lisbona, Fernandes.
OLIVIER GIROUD TEK INTER – 5 MILIONË £
Frank Lampard, ka pranuar se francezi me përvojë, Giroud, ka qenë në kontakt me Inter. Raportet mediatike, madje, pretendojnë se sulmuesi ka rënë dakord, ka arritur një marrëveshje ribashkimi me ish-trajnerin e bluve të Londrës, Antonio Conte.
KRZYSZTOF PIATEK TE TOTTENHAM – 28 MILIONË £
Pas frenimit të sulmuesit Harry Kane, i cili u dëmtua, “Spurs” janë të detyruar të kërkojnë një golashënues tjetër. Jose Mourinho ka si objektiv sulmuesin e Milan-it, Piatek.
ASHLEY YOUNG TEK INTER – NUK DIHET ÇMIMI
Inter po kërkon seriozisht të marrë lojtarin anglez me përvojë, duke tentuar një çmim të volitshëm. Young, ashtu si Giroud dhe Eriksen, ka folur tashmë me klubin nga “San Siro” mbi një lëvizje të mundshme.
DAYOT UPAMECANO TEK ARSENAL – 50 MILIONË £
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pranoi se duhet përforcuar mbrojtja, duke pasur parasysh dëmtimin e Calum Chambers dhe humbjen e besimit te shqiptari Shkodran Mustafi.
TAHITH CHONG TE JUVENTUS – FALAS
I riu holandez, Chong, ka edhe vetëm gjashtë muaj në marrëveshjen e tij me Manchester United. Kampionët italianë po përgatiten t’i ofrojnë sulmuesit të krahut një kontratë prej 35.000 £ në javë dhe një bonus prej 2 milionë £ gjatë nënshkrimit.