Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka dhënë sinjale në faqen e tij në Facebook se koalicioni VV-LDK mund të ndodhë.
Sot VV i ka dorëzuar me shkrim presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.
“Ditë të mira po vijnë për Kosovën”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e tij në Facebook.
Gazeta Express ka raportuar më herët se arritja e marrëveshjes mes LDK’së dhe VV’së për formimin e qeverisë është afër.
VV fitoi zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe prej atëherë është në bisedime për lidhje të koalicionit me LDK’në. Dy subjektet arritën të përafrojnë programet e tyre pas takimeve të grupeve punuese.
Problemet u hasën në ndarjen e posteve, por që duket se këto tani janë kapërcyer.