MENU
klinika

Jetë të gjatë, Robert Ndrenikës!

Aktori nuk e lë skenën, apo skena nuk e lëshon aktorin?

10.01.2020 - 16:45

     Aktori i madh i skenës dhe ekranit, Robert Ndrenika, feston sot 78-vjetorin! Mesazhet e urimit, janë të panumërta për njeriun që simbolizon një sërë karakteresh tipike të shoqërisë sonë para dhe passocialiste. Teatri Kombëtar solli në vëmendje aspektet kryesore të personalitetit të kinemasë dhe teatrit shqiptar, përmes një biografie të shkurtër.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964, nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974, punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, i akordoi Ndrenikës titullin e lartë “Nder i Kombit” (në vitin 2012).

Për shumë vite, punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Filmat :
“Kronikë provinciale” (2009)
“Tifozët” – (2004) komedi
“Njerëz dhe fate” – (2002)
“Tirana, viti zero”
“Parrullat” – (2001), Lleshi
“Bolero” – (1997)
“Nata e dymbëdhjetë”
“Edhe kështu edhe ashtu’
“Botë e padukshme” – Azi
“Përrallë nga e kaluara” – (1987), Vangjeli
“Vrasje në gjueti”
“Dhe vjen një ditë” – (1986) si vëllai i Llano Bletës
“Gurët e shtëpisë sime” – (1985)
“Tre njerëz me guna” – (1985)
“Shi në plazh” – (1984) teater-komedi
“Shirat e vjeshtës” – (1984) , Sotiri
“Nxënësit e klasës sime” – (1984), Kristofori
“Kohë e largët” – (1983), Anastas Grigori
“Besa e kuqe” – (1982), Gjoni
“Era e ngrohtë e thellësive” – (1982) (TV)
“Nëntori i dytë” – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
“Vëllezër dhe shokë” – (1982), Sokrati
“Një shoqe nga fshati” – (1980) Agushi
“Ditët që sollën pranverën” – (1979) (TV)
“Mësonjëtorja” – (1979), kocka
“Në shtëpinë tonë” – (1979), Stefi
“Koncert në vitin 1936” (1978), Fotaqi (n/prefekti)
“Shembja e idhujve” – (1977), kapteri
“Emblema e dikurshme” – (1976) (TV)
“Duke kërkuar pesorëshin” – (1974) Zeqo
“Rrugë të bardha” – (1974), Ganiu
“Shtigje të luftës” – (1974), Shabani
“Kryengritje në pallat” – (1972)
“Odiseja e tifozave” – (1972)
“Kapedani”– (1972), i biri i xha Sulos
“I teti në bronz” – (1970), Xhemali
“Horizonte të hapura” – (1968), Azemi
“Oshëtimë në bregdet” – (1966), Gjergji

“Prefekti”, komedi – Qazim Mulleti

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN