Dy nga tre futbollistët e Kombëtares shqiptare që laujnë në ligën e dytë spanjolle pritet të ndryshojnë skuadër. Por nëse për Rey Manaj është çështje orësh te Barcelona B, e ardhmja e Keidi Bares nuk dihet.
Por një gjë duket e sigurtë, Keidi Bare do të jetë larg Malagas dhe diçka e tillë nuk ka më dyshime. Mesfushori pritet të jetë lojtari i sakrikuar për të nxjerrë klubin spanjoll nga kriza.
Ai nuk është përfshirë në dy ndeshjet e fundit të skuadrës së tij dhe pritet të mësojë destinacionin e ardhshëm. Marca shkruan se e ardhmja e shqiptarit do të jetë në La Liga.
Tre klube janë në garë për shërbimet e lojtarit të kombëtares sonë. Rayo Vallecano ka shfaqur interes prej kohësh, pavarësisht se nuk ka ndërmarrë ende hapa konkret, ndërsa gara është e ashpër.
Bare ka zgjuar së fundmi dhe interesin e Leganes dhe Getafes. Të gjithë këta klube besojnë tek ish-lojtari i Atletico Madridit. Shtatshkurtri është pikë kyçe në formacionin e Malagas dhe një ndër më të mirët e Segunda Division.