MENU
klinika

Meksika në Murale

Arti dhe historia “raciste”… e Amerikës!

22.01.2020 - 17:15

     Ishin muralet meksikane, ato që i dhanë formë artit amerikan. Gjendja aktuale mes SHBA-së dhe Meksikës, për emigrantët dhe kufirin u bë shtysa, që kuratorja Barbara Haskell, të risjellë edhe njëherë në kujtesë, këtë pjesë të kulturës e historisë amerikane, në një ekspozitë. Shumë vepra arti të përmasave të mëdha si muralet, me autorë artistë të famshëm meksikanë, u bënë pjesë e ekspozitës së çelur në muzeun “Whitney”, në Nju Jork, si rifreskim i të shkuarës…

“Kryengritja” (1931) nga Diego Rivera

Diego Rivera njihet gjerësisht për ndikimin e tij në artin modern. Aktiv në gjysmën e parë të shekullit XX, veprat e tij u koleksionuan nga familja Rockefeller, duke u shfaqur në galeritë kryesore, ndërsa mbetet artisti më i shtrenjtë i Amerikës Latine sot.

“Shitësja e zambakëve ” (1929) nga Alfredo Ramos Martínez

Por, pavarësisht se veprat e Riveras dhe gruas së tij Frida Kahlo ishin veprat më të famshme artistike dhe më të eksportuarat nga vendlindja e tyre, ato nuk ishin të vetmet. Siç e vë në dukje edhe ekspozita e re në Muzeun “Whitney”, ishte një grup artistësh meksikanë që i dhanë formë artit të pasluftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Punëtori i ndërtimit” (1940) nga Marion Greenwoo

“Muralistët meksikanë në veçanti kishin një ‘ndikim sizmik’ në zhvillimin e artit të vetëdijshëm shoqëror dhe artit të rrugës”, shprehet Haskell, kuratore e ekspozitës “Vida Americana: Muralet meksikane rikrijuese të artit amerikan, 1925-1945”. “Kjo ekspozitë kërkon të kthejë historinë e artit në fillime”.

“Mbesa ime” (1940) nga María Izquierdo

Si kuratore, Haskell tregon se ideja për hapjen e ekspozitës ka ekzistuar që një dekadë më parë, por u bë kohët e fundit pasi ishte pikërisht interesi për kulturën dhe politikën meksikane që e shtyu shfaqjen përpara.

“Migrimi” (1941) nga Jacob Lawrence

“Është një kohë e mirë për të vlerësuar kreativitetin dhe inovacionin estetik që dolën pikërisht nga marrëdhëniet midis artistëve nga Meksika dhe SHBA-ja”, shpjegoi ajo, duke e cilësuar ekspozitën si një kundërpeshë ndaj kufijve fizikë dhe psikologjikë që administrata e Trumpit kërkon të vërë në zbatim me kombet fqinje.

“Shpuesi” (1937) nga Harold Lehman

Ekspozita tregon ndikimin që patën artistët meksikanë në krijimet e homologëve të tyre amerikanë, përfshirë artistët Thomas Hart Benton, Isamu Noguchi, Jackson Pollock dhe Ben Shahn.

“Barrikada nga Jose Clemente Orozco

Ekspozita përfshin një përzierje befasuese të stilit të punës midis piktorit amerikan Jackson Pollock dhe një prej muralistëve më të rëndësishëm të shekullit XX, piktorit meksikan José Clemente Orozco. Pollock u emocionua aq shumë nga muralja “Prometheus” në Pomona të Kalifornisë, sa që e quajti atë “pikturën më të mirë në hemisferën perëndimore”.

“Zapata” (1931) nga David Alfaro Siqueiros

“Muralistët meksikanë krijuan një art që në dukje ishte modern, por që subjekt i tyre ishin element të përditshmërisë së njerëzve”, tha Haskell. “Arti modern ishte i arritshëm”.

“Bombardimet” (1937) nga Philip Guston

Duke përshkruar subjektet politike dhe sociale në muret e shkollave, ndërtesave qeveritare dhe seminareve, muralistët po bënin art që ishte i ftuar dhe i rëndësishëm për publikun – një alternative për ekspresionizmin abstrakt jofigurativ që mbizotëronte skenën e artit amerikan në atë kohë . Për shembull, një skenë që bën të pavdekshme heroizmin e njerëzve të klasës punëtore është afresku i Riveras, “Kryengritja” (1931). Ky afresk përshkruan një grua që largohet me forcë nga një ushtar për të mbrojtur foshnjën e saj gjatë një grevë pune.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit