MENU
klinika

Premier League, java 22

Aubameyang gol dhe i kuq, ngec Arsenal

11.01.2020 - 15:30

Arsenal ndalet përsëri. Pas dy fitoreve radhazi, londinezët humbin ritmin, duke ngecur në barazim 1-1 në transfertë me Crystal Palace. Aubameyang ishte protagonist i ndeshjes.

Arsenal e ka nisur shumë mirë, pas vetëm 12 minutash shënon me Aubameyang, i cili ka finalizuar në mënyrën e duhur një aksion shumë të bukur të ekipit.

Problemet për Topçinjtë kanë filluar në minutën e 54-t, kur Ayew ka realizuar golin e barazimit, i ndihmuar nga një devijim i David Luiz dhe nga një përgjumje e mbrojtjes mike.

Në minutën e 67-të, Arsenal ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Aubameyang. Sulmuesi ka bërë një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj Meyer dhe arbitri Tierney e ka ndëshkuar pasi është konsultuar me VAR.

Aubameyang është bërë lojtari i tretë i Arsenal që shënon dhe ndëshkohet me karton të kuq në një ndeshje të Premier League. Në minutat e fundit, miqtë kanë shpërdoruar dy raste me Pepe dhe Lacazette dhe takimi është mbyllur në barazim 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN