MENU
klinika

Rama po lyp në Evropë, por s’i jep kush lekë, sepse..

Banorët në ‘qiell të hapur’ pas tërmetit tragjik, Basha i revoltuar

30.01.2020 - 16:51

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme disa takime me banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, në Durrës, Sukth e Shkozet.

Teksa dëgjoi banorët, të cilët u shprehën se nuk kanë gjetur ende zgjidhje pas tërmetit katastrofik, që i la në qiell të hapur, kreu i PD u revoltua dhe ngriti zërin, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, po lyp nëpër Evropë, ndërkohë që ka 150 milionë dollarët e oligarkëve.

“Mbaroi show televiziv një muaj nga mëngjesi deri në darkë në ekrane dhe tani iu ka lënë në mëshirë të fatit. Del e lyp para në Evropë, nuk të jep para njeri, nëse ti nuk fut dorën në xhepin tënd. Ke para ti, ke 150 milionë dollarë të oligarkëve. Hiqua oligarkëve dhe jepua njerëzve, kaq e thjeshtë është. Nuk ka vullnet, sepse e keqja është te korrupsioni”, ka thënë Basha ndër të tjera.