MENU
klinika

Industria e drurit/ Afati i fundit për aplikime

“Bota e Mobilieve” u jep një shans kompanive shqiptare

08.01.2020 - 13:43

Një frymë e re bashkëpunimi duket se po lind misi Shqipërisë dhe Bullgarisë, më qartë në industrinë e përpunimit të drurit.

Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Donika Hoxha ka zhvilluar një takim me Drejtoren Ekzekutive të Dhomës bullgare të Përpunimit të Drurit dhe Industrisë së Mobilieve.

Nga ky takim u bë e ditur se kompanitë shqiptare të mobilimit dhe industrisë së drurit do të kenë mundësi të takimeve në formatin B2B me kompanitë bullgare në një aktivitet që Dhoma bullgare e Përpunimit të Drurit dhe Industrisë së Mobilieve do të organizojë më 18-21 mars.

Gjatë takimit janë diskutuar mundësitë potenciale të bashkëpunimit dhe mënyrat e rritjes së kontakteve të drejtpërdrejta mes kompanive shqiptare dhe atyre bullgare.

Drejtorja Ekzekutive ka informuar se Dhoma bullgare e Përpunimit të Drurit dhe Industrisë së Mobilieve do të organizojë më 18-21 mars një aktivitet kushtuar industrisë së mobilieve “Bota e Mobilieve” duke ofruar mundësinë e kontakteve të drejtpërdrejta për kompanitë shqiptare dhe takime në formatin B2B.

Ambasada e Shqipërisë në Sofje me këtë rast ka ftuar të gjitha kompanitë shqiptare, arkitektët dhe arreduesit të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij aktiviteti. Afati i fundit për aplikime është data 23 shkurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deri atëherë, firmat do të duhet të ...

A do të mundet biznesi të “ecë” më lehtë në planet?