MENU
klinika

A do të përmirësohen marrëdhëniet me BE-në?

Brexit në vitin 2020: Shumë pyetje dhe asnjë përgjigje

06.01.2020 - 19:28

Investitorët ndoshta kanë të drejtë, 2020-ta do të jetë një vit i trazuar për Brexit.

Për të përsëritur, rezultati i zgjedhjeve në dhjetor, i cili pa se konservatorët e kryeministrit Boris Johnson fituan një shumicë prej 80 vendesh, garanton praktikisht ratifikimin e marrëveshjes së rënë dakord midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE përsëri në tetor.

Kjo do të thotë që Mbretëria e Bashkuar me siguri do të largohet nga BE pa probleme në fund të janarit.

Por diskutimet lidhu me kushtet e marrëveshjeve të ardhshme të tregtisë mes Mbretërisë së Bashkuar  dhe BE-së nuk kanë filluar akoma.

Marrëveshja e largimit ka të bëjë kryesisht me “çështje” si detyrimet financiare, të drejtat e qytetarëve, dhe çështjes së kufirit irlandez.

Ajo që ne dimë, sidoqoftë, pasi Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE këtë muaj, do të hyjë në një periudhë tranzicioni, deri në fund të vitit 2020.

Deri atëherë, marrëdhënia tregtare e Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës do të mbetet e pandryshuar, duke lejuar që të negociohet një marrëdhënie të re tregtare të ardhshme.

Kryeministri Johnson ka sinjalizuar se për një kohë të gjatë se ai nuk dëshiron një periudhë më të gjatë tranzicioni.

Por tani për tani, kjo duket e pamundur. Tani shumica dyshojnë se qeveria nuk do ta zgjasë periudhën e tranzicionit dhe në vend të kësaj do të përpiqet të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë deri në fund të vitit 2020.

Kjo padyshim që do të jetë shumë sfiduese. Bisedimet tregtare janë zakonisht projekte shumëvjeçare. Marrëveshja BE-Kanada, zgjati shtatë vjet nga fillimi në fund, dhe negociatori kryesor i Brexit, Michel Barnier ka thënë që gjithçka do të bihet dakord këtë vit.

Pa të gjitha këto, Brukseli mund të insistojë në vendosjen e tarifave për disa mallra.

A do të jetë Boris Johnson i gatshëm të pranojë kërkesat e BE?

Por gjithçka që Johnson ka thënë me kalimin e kohës në lidhje me Brexit tregon se ai shqetësohet për përafrimin me rregullat e BE-së.

Edhe nëse një marrëveshje tregtare mund të bihet dakord gjatë vitit 2020, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar prapë mund të përballet me disa ndryshime të mëdha në fillim të vitit 2021.

Çfarëdo që të ndodhë, një gjë duket mjaft e qartë: ne nuk do të dimë përgjigjen e shumë prej këtyre pyetjeve kryesore deri shumë më vonë në vitin 2020.

Dështimi do të nënkuptojë një dalje të papritur nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor për firmat britanike, dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne nuk presim një rritje të madhe të investimeve në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”