MENU
klinika

Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”

23.02.2019 - 13:40

Tre ministra të kabinetit qeveritar britanik kanë paralajmëruar publikisht për herë të pare se Brexit duhet të shtyhet nëse Parlamenti nuk miraton një marrëveshje në ditët në vijim.

Ministri për Biznes, Greg Clark, ministrja për Punë dhe Pensione, Amber Rudd dhe ministri i Drejtësisë, David Gauke, thanë për DailyMail që do të bëhen pjesë e opozitës dhe partive kundërshtuese për të ndaluar daljen nga BE-ja pa marrëveshje, që planifikohet të ndodhë me 29 mars.

Greg Clark, Amber Rudd dhe David Gauke thanë se koha po mbaronte dhe se ata shpresonin për përparim në negociata. Nëse jo, ata thanë se janë të përgatitur të sfidojnë Terezën Maj dhe të votojnë për shtyrje të Brexit.

Më herët, zëdhënësja e zonjës May tha se kryeministrja do të ketë një tjetër “periudhë angazhimi” për Brexit, duke përfshirë një takim me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk.

Foto e marrë nga BBC

Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të dalë nga Bashkimi Europian më 29 mars. Por qeveria në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të përjashtojë mundësinë që Mbretëria e Bashkuar të largohet pa një marrëveshje formale, në rast se May nuk merr miratimin për marrëveshjen që ajo negocioi me Brukselin.

kolana e librave

Ndërkohë, para pak ditësh presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, tha se ai ishte “jo shumë optimist” rreth shanseve të Britanisë për të rënë dakord për një marrëveshje me BE-në, duke paralajmëruar gjithashtu se çdo dështim do të jetë ekonomikisht i kushtueshëm.

“Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje dhe nuk mund ta përjashtoj këtë mundësi, kjo do të kishte pasoja të tmerrshme ekonomike dhe sociale në Britani dhe në kontinent, kështu që më të këqijat mund të shmangen. Por unë nuk jam shumë optimist kur është fjala për këtë çështje, “tha Juncker.

Foto e marrë nga BBC

Rreth 15 ministra britanikë mund të votojnë për të ndaluar që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, në rast se deri atëherë nuk është arritur asnjë marrëveshje për Brexit-in, njoftoi Bloomberg të mërkurën, duke cituar burime të njohura me këtë çështje.

Ministrat që kundërshtojnë një largim pa marrëveshje Brexiti, kanë bërë që kryeministrja britanike Theresa May të konsiderojë shkarkimin e tyre, nëse votojnë kundër saj në parlament javën e ardhshme, tha raporti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…