MENU
klinika

Europa ka gati planet

BE po përgatitet për Brexit pa marrëveshje

19.12.2018 - 12:54

Komisioni Evropian do të publikojë të mërkurën planet e saj të paparashikuara për Brexit pa marrëveshje, një përpjekje për të zbutur dëmin në një rast të tillë.

Propozimet janë të dizajnuara për të kufizuar përçarjet në disa fusha, të tilla si financa dhe transporti, nëse Britania largohet në mars pa marrëveshje.

Ndërkohë që plani i propozuar nga kryeministri Theresa Maj do të kërkojë miratiim në parlament, të dyja palët po përgatiten për skenarin më të keq.

Cilat janë planet evropiane?

Komisioni Evropian do të përcaktojë 14 propozime. Masat mbulojnëtetë sektorë, çështje të tilla si transporti rrugor dhe doganat, si dhe fluturimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE.

Këto fusha gjithashtu përfshijnë mbrojtjen e të dhënave, shëndetin e kafshëve dhe bimët, politikën e klimës, produktet kryesore financiare dhe të drejtat e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në Bashkimin Evropian.

Brukseli thotë se rregullimet do të jenë rreptësisht të kufizuara në kohë, do të zgjasin vetëm disa muaj.

Redaktori i BBC Europe Katya Adler thotë se Brukseli do të jetë i prirur të theksojë se këto propozime nuk janë në favor të Mbretërisë së Bashkuar.

Ata duhet të mbrojnë shtetet anëtare të BE-së nga pasojat më katastrofike të Brexit, nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje, shpjegon Adler.

Udhëzimi fillestar i Komisionit Evropian për këtë çështje u botua në nëntor. Komisioni Europian u zotua për botimin e draft-versionit të tij deri në fund të vitit 2018, duke lejuar tetë javë konsultime, siç kërkohet nga traktatet e BE.

Gjërat nuk po ecin aspak mirë, sepse marrëveshja e propozuar e Mayt, e cila u ra dakord me BE, deri tani nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e politikanëve të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët do të votojnë për të muajin e ardhshëm. Afati i fundit për largimin është tani 100 ditë larg.

Të martën, kabineti qeveritar në Britani tha se kishte vendosur të niste përgatitjet për Brexit pa marrëveshje.

Qeveria iu ka dërguar letra 140,000 firmave, duke u bërë thirrje atyre të bëjnë planet paraprakisht për Brexit pa marrëveshje. Mirëpo për bizneset ideja se mund të menaxhohet një Brexit “pa marrëveshje” nuk është e besueshme.

Në një deklaratë të përbashkët, Dhomat për Tregti të Britanisë dhe institucione tjera biznesore kanë thënë se “mungesa e përparimit në Uestminster nënkupton se rreziku për Brexit pa marrëveshje është duke u rritur”./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…