MENU
klinika

"Presja e Oksfordit"

“Brexit”! Pse monedha-simbol po kundërshtohet?

29.01.2020 - 12:59

      Britania, pritet te festojë së shpejti dhe me madhështi, daljen e shumëpritur nga Bashkimi Evropian. Veç të tjerash, në këtë atmosferë pritet të hidhet në treg monedha e re.

Shkrimtari Sir Philip Pullman, ka shprehur kundërshtimin e hapur për këtë. Ai i ka shpallur luftë monedhës së re, por çështja nuk është aspak politike./Konica.al

Shkrimtari është i shqetësuar, pse në mbishkrimin e monedhës metalike mungon e ashtuquajtura “presja e Oksfordit”. Monedha mban mbishkrimin “Paqe, mirëqenie dhe miqësi me të gjitha kombet”.

“Presja e Oksfordit”, nga disa gjuhëtarë mund të përdoret edhe para lidhëzës “dhe”, kur përshkruhet një varg çështjesh apo dukurish. Megjithatë, shumica nuk e përdorin presjen në kësi rastesh, ndaj çështja ka qenë shpesh pjesë e debateve midis gjuhëtarëve.

Ndërkohë, monedha e re do të jetë në qarkullim, prej 31 janarit, datë kjo, kur pritet largimi zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, sipas “BBC”.

Shpërndarja e monedhës së re ishte planifikuar fillimisht, për 31 tetorin e vitit të kaluar, por vendimi ishte anuluar pas shtyrjes së procesit të Brexit-it, pas dështimit për miratimin e marrëveshjes me BE-në, në kuvendin britanik.

 

Për më shumë lajme klikoni në www.konica.al

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët