Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nisma për ‘mini Shengenin’ e ka propozuar Beogradi.
Këtë Daçiç e ka bërë të ditur gjatë një intervistë teksa u pyet rreth ndryshimeve politike në Kosovë për heqjen e taksës dhe rifillimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
Ivica Daçiç ka deklaruar ndër të tjera se Kosova dhe Serbia janë larg dialogut kjo sipas tij ka ardhur edhe si pasojë e taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë . Ndërsa nga ana tjetër Daçiç thekson se Beogradi po vepron plotësisht ndryshe duke propozuar ‘Mini Shengenin për t’i hequr të gjitha barrierat mes dy shteteve.
“Unë mendoj se jem larg nga ajo (vazhdimi i dialogut), sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. Se a do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që se ka parë historia, sigurisht që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale por… Beogradi propozon ‘Mini Shengenin, heqjen e të gjitha barrierave, dhe Prishtina vendos taksë 100 për qind.
Është totalisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimist rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedh situata. Në çdo rast Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”- ka thënë Ivica Daçiq për një nga mediat kosovare, i pyetur se a pret ndryshime të politikës kosovare, heqje të taksës dhe rifillim të dialogut.
Takimi në Tiranë i liderve të Ballkanit Perëndimor solli edhe reagimin nga Kosova zytare e cila ka refuzuar të marrë pjesë për ‘Mini Shnegenin’. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një deklarate për mediat tha se ‘Mini Shengeni’ po bëhet për të hequr taskën për mallrat e Serbisë.
Kjo deklaratë solli edhe një përplasje mes tij dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ku ky i fundit e cilësoi Haradinajn si një gënjeshtar dhe të pa ditur.