MENU
klinika

Tenisti Pablo Cuevas

Debaton me gjyqtarin dhe lë ndeshjen në mes

10.01.2020 - 17:49

Ndodh edhe kështu. Në ndeshjen e ATP Cup mes uruguajanit Pablo Cuevas dhe gjeorgjianit Nikoloz Basilashvili ka patur mjaft tension. Jo mes dy lojtarëve, por mes Cuevas dhe gjyqtarit të takimit.

Ky i fundit ka paralajmëruar disa herë uruguajanin për impenjim të ulët në fundin e setit të parë, në shifrat 5-4 (40-0) në favor të gjeorgjianit. Paralajmërimi i gjyqtarit nuk është pritur mirë nga Cuevas, që ka kërkuar edhe ndëhyrjen e supervizorit të ndeshjes.

Gjithsesi, i pakënaqur edhe nga kjo ndërhyrje, ai ka vendosur të lërë ndeshjen, duke marrë çantën dhe u drejtua nga hyrja. U desh ndërhyrja e tenistit gjeorgjian Basilashvili që situata të qetësohet.

Ai bisedoi disa sekonda me Cuevas, duke e bindur të rikthehet në fushën e lojës, në respekt për publikun që ka paguar biletën dhe ka ardhur të shohë ndeshjen (u fitua 2-1 nga gjeorgjiani).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN