MENU
klinika

Ceremonia e hedhjes së kryqit

Dita e ujit të bekuar/ Të rinjtë në Berat sfidojnë temperaturat

06.01.2020 - 10:56

Festa e ujit të bekuar ashtu siç është bërë traditë në qytetin e Beratit edhe sot mblodhi dhjetëra besimtarë dhe të rinj të cilët morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujë.

Me gjithë temperaturat tepër të ulëta një grup djemsh të rinjë kanë sfiduar motin dhe janë futur në ujërat e lumit Osum për të kapur kryqin e hedhur nga hirësia e tij Johan Qako.

Këtë vit kryqin e ka kapur një 47 vjeça. Ceremonia e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lum është dita e ujit të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë, zanafilla e të cilës lidhet me pagëzimin e Jezuit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.

Ndryshe nga një vit më parë ku në këtë ceremoni pati sherr mes të rinjve për kapjen e kryqit, këtë vit nuk ndodhi asnjë incident, madje pasi kryqi u kap nga 47-vjeçari të gjithë mblodhën duart bashkë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN