MENU
klinika

Përgjigjet mjeku endokrinolog

Djersitem shumë natën, edhe tani në dimër. A është shqetësuese?

02.01.2020 - 20:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Djersitem shumë natën, edhe tani në dimër. A është shqetësuese?

Përgjigjet mjeku endokrinolog: Edhe në dimër ndodh që të zgjoheni plot djersë, por kjo është shumë e zakonshme. Ne djersijmë vazhdimisht edhe në qoftë se ne nuk e vërejmë atë. Trupi djersin nga termoregulimi për të ruajtur lagështinë e lëkurës (ndaj thatësisë) dhe për transmetimin e feromoneve (një funksion më i zhvilluar te kafshët, por jo plotësisht i humbur nga njerëzit). Kështu që mos u shqetëso!

Megjithatë, kujdesuni që temperatura e dhomës të jetë gjithmonë pak më e ulët se pjesa tjetër e shtëpisë. Duhet t’iu kushtosh vëmendje batanijeve, të hiqni disa shtresa, ose të ndryshosh materialin. Gjëja e rëndësishme është të veshësh rroba pambuku ose liri, pra rroba të bëra fibra natyrale dhe veshje të lirshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.