MENU
klinika

Drejtori sportiv: Do tentojmë

E sugjeroi Vata, Dortmund në “sulm” për Kumbullën

16.01.2020 - 11:52

Duket se këshillën e Fatmir Vatës klubi i Borussia Dortmund e ka marrë për bazë dhe janë futur menjëherë aktivë në merkato për të marrë Marash Kumbullën.

Siç raporton “Sky”, Dortmund tashmë e ka vëzhguar talentin 19-vjeçar, por negociatat akoma nuk kanë nisur. Gjthsesi, transferimi i shqiptarit në Bundesligë nuk i pamundur.

Drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc, nënvizoi: “Pse duhet të them që nuk do të bëjmë asgjë dhe papritmas del në skenë një mundësi? Ndonjëherë bëhet fjalë për këto mundësi.

Kemi disa javë që i kemi hedhur sytë nga mbrojtësi shqiptar dhe këtë s’mund ta mohoj. Nëse do të kemi një mundësi sado minimale për ta marrë, do ta shfrytëzojmë pa u menduar dy herë. Nuk është e lehtë, sidomos tani në dimër. Në garë për të janë edhe skuadra të tjera”.

Sidoqoftë, transferimi gjatë verës duket i mundur, edhe pse mediat italiane flasin për një marrëveshje paraprake mes Hellas Verona dhe Interit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën