MENU
klinika

"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën

08.01.2020 - 11:46

Sezoni shumë i mirë i Marash Kumbullës te Verona në Serinë A ka shtyrë shumë klube të mbikqyrin talentin shqiptar të formacionit të Ivan Juric.

Mbi të gjitha, sipas mediave italiane, Interi dhe Napoli kanë shfaqur interes për lojtarin e Kombëtares shqiptare. Zikaltrit po shtyjnë me vendosmëri përpara në këto orë, në drejtim të Marash Kumbulla.

Një ditë më parë ishte Napoli i interesuar për mbrojtësin shqiptar, por sipas “Sky Sport”, Interi ka lëvizur mbase gurin vendimtar për ta fituar “ankandin” për Marash Kumbullën.

Zikaltrit janë tani përpara në këtë garë dhe Verona dëshiron të lërë një korsi preferenciale për ta, në merkaton e qershorit të ardhshëm.

Vendimtar në këtë marrëveshje pritet të jetë Federico Dimarco, i cili parashikohet të transferohet në skuadrën e Juric që tani, në mënyrë që të “prenotojë” Marash Kumbulla për verën.

Shqiptari i datëlindjes 2000 i bind zikaltrit, sepse është i ri, ka treguar personalitet të shkëlqyer në sezonin e parë në Serinë A dhe tashmë luan në një mbrojtje me tre, si ajo që aplikon Antonio Conte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola