MENU
klinika

Rrezikohen investimet dhe remitancat

Ekonomia shqiptare gjendet përballë disa ‘stuhive’

02.01.2020 - 15:25

Vendi ynë mbetet ende mjaft i ekspozuar përpara risqeve  nga ngadalësimi potencial i rritjes ekonomike në Evropë, më shumë në partnerët kryesorë të shkëmbimeve tregtare, pavarësisht optimizmit të qeverisë. 

Në strategjinë e menaxhimit të financave publike 2019-2022, thuhet se një rënie ekonomike në këto shtete mund të sjellë nivele më të ulëta të eksportit, të dërgesave private nga jashtë dhe të investimeve të huaja të drejtpërdrejta (IHD).

Ndërkaq, nënvizohet gjithashtu se kufizimi i pritshëm i kushteve të përgjithshme financiare në rang botëror do të rrisë kostot e Shqipërisë për financime.

“Në vend, borxhi publik është i lartë, ndërsa kursimet e ulëta kombëtare dhe mungesa e investitorëve të mëdhenj institucionalë shtojnë varësinë në burimet e huaja të financimit”– thuhet në strategji.

Ndërsa nuk lihet pa përmendur se mbështetja në rritje në partneritetin publik, privat (PPP-të) për projektet infrastrukturore ka sjellë edhe rritjen e detyrimeve të kushtëzuara.

Ndër risqet kombëtare përfshihet edhe ndikimi që do të kenë thatësirat në prodhimin e energjisë, duke sjellë kështu rreziqe të konsiderueshme për buxhetin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


501 mln euro për këtë vit

Dërgesat e emigrantëve po rigjenerohen