MENU
klinika

"Mbytet" nga mbeturinat

Fshati i Pogradecit në mëshirë të fatit

05.01.2020 - 13:42

E gjithë situata është shkaktuar nga mungesa e koshave të mbeturinave dhe kjo detyron banorët t’i hedhin ato ku të munden. Festa e fundvitit e ka bërë edhe më të rëndë situatën në fshatin Alarup të rrethit të Pogradecit.

Banorët ngrejnë alarmin,duke u shprehur të kërcënuar nga rreziku i përhapjes se sëmundjeve. Ata thonë se pavarësisht se janë taksapagues të rregullt nuk marrin shërbimin e duhur.

“Paguajmë shumë taksa, jemi të rregullt me pagat e komunës. E kemi afër këtë zonë dhe i hedhim këtu”- thotë një banor.

kolana e librave

Prej kohësh nuk ekzistojnë koshat e mbeturinave, çka detyron ata ti hedhin në periferi të fshatit. Situata pranohet edhe nga kryeplaku i fshatit, i cili apelon për zgjidhje të situatës.

“Mbeturinat hidhen këtu sepse nuk ka kosha për plehrat”– Adriatik Hoxhallari.

Fshati Alarup ndodhet pak kilometra larg Pogradecit, ndërsa vëmendja e instancave përkatëse është pothuajse zero, duke e lënë këtë zonë në mëshirë të fatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN