22.01.2020 - 10:57
Në ndeshjen e vetme të luajtur sot në NBA, pas një fundi emocionues dhe dramatik, skuadra e Clippers fitoi 110-107 ndaj Dallas.
Një sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, por në fund triumfoi skuadra e Clippers, që mori një fitore të rëndësishme jashtë fushe.
Më i miri për Clippers ishte Kawhi Leonard, që realizoi 36 pikë e 11 rebound, ndërkohë që 38 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit për miqtë. Ndërsa për Dallas u dallua Luka Doncic, me 36 pikë e 10 rebound.