MENU
klinika

Përfitimet e industrisë nga ky projekt

Gazsjellësi TAP drejt përfundimit

13.01.2020 - 12:52

Gazsjellësi Trans-Adriatik ka arritur të mbyllë mbi 90% të punimeve. TAP aktualisht është në fazën e ndërtimit të tubacionit, punimet tokësore janë mbyllur, ndërkohë që po ecet me shtrimin e tubave në det, nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjurma e TAP-it në Shqipëri është rreth 215 km e gjatë në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat shqiptare të Detit Adriatik. Pjesa tokësore nis në Devoll në kufirin shqiptar me Greqinë dhe del në Seman të Fierit.

Janë rreth 1.5 miliard euro të investuara në vendin tonë, ndërsa rreth 2 mijë shqiptarë u punësuan direkt në këtë projekt në pjesë të ndryshme të tij, që nga ndërtimi i rrugëve, transporti, shtrimi i tubacioneve, etj.

Sasitë e para të gazit pritet të mbërrijnë në tregun evropian këtë vit.

TAP nënvizon faktin se si ky gazsjellës përveç Evropës Perëndimore, hap prespektiva të reja të furnizimit me gaz natyral të vendeve të Ballkanit, duke mbështetur kështu ndërtimin e gazsjellësit tjetër Adriatiko-Jonian që nis në Shqipëri dhe përfundon në Kroaci.

Pikërisht ky projekt përshpejton ngritjen e rrjetit të transmetimit të gazit në vendin tonë, dhe një pjesë e mirë e industrisë në vend mund të përfitonte nga ky burim energjie i lirë.

Nga ana tjetër, përfundimi i ndërtimit të gazsjellësit do të sjellë edhe uljen e peshës në investimet e huaja në Shqipëri, e cila mbeti e lartë e përqëndruar në dy projekte të mëdha, TAP dhe kaskada e Devollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


223 mln euro në tremujorin II

Bien investimet e huaja


Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes