MENU
klinika

Përgjigjet gjinekologu

Gjatë ciklit menstrual kam shumë dhimbje. Si ta parandaloj?

17.01.2020 - 17:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam shumë dhimbje gjatë ciklit menstrual, Si ti parandaloj?

Përgjigjet gjinekologu : Jo pak femra përjetojnë dhimbje të forta menstruale, që krijojnë diskomfort gjatë gjithë ditës dhe cenojnë përditshmërinë. Natyrisht që mund të përdoren medikamente që lehtësojnë dhimbjet, të tilla, si: “ibuprofeni, naprokseni”. Për medikamentet duhet pasur kujdes në lidhje me efektet anësore, si për shembull ngacmimi i ulcerave gastrointenstinale (të stomakut dhe zorrëve), favorizimi i gjakderdhjes (hemorragjisë), si dhe ndikimi në rritjen e tensionit të gjakut. Do t’ju këshilloja një vizitë gjinekologjike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN