MENU
klinika

Le të flasim shqip!

Gjuha dhe përdoruesit “origjinalë”

16.01.2020 - 14:31

     Globalizimi rrezikon edhe duke ofruar. E gjendur e pambrojtur, gjuha shqipe vazhdon të jetë në fazën e “eksperimentimit” përditë dhe në të gjitha fushat. Fjalët e huaja, pasi artikulohen së pari në ekranet televizive, radio dhe internet, “përvetësohen” nga njerëzit dhe hyjnë në të folmen e përditshme. Kështu, pa qenë nevoja, harrohen fjalët shqip dhe merren ato të një gjuhe tjetër…/Konica.al

…Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.

(Fishta)

Sipas studiuesve, jo të gjitha fjalët e huaja, që kanë hyrë në dekadat e fundit, duhet eliminuar. Ka me qindra-mijëra fjalë që në fakt, janë të nevojshme dhe se, duhen përshtatur. Për këtë, kërkohet një fjalor i ri.

Top Story/ Goditja më e rëndë e gjuhës shqipe tek dokumentat zyrtare të institucioneve, shkruhen me gabime

Top Story/ Goditja më e rëndë e gjuhës shqipe tek dokumentat zyrtare të institucioneve, shkruhen me gabime Emisioni i plotë në youtube?https://youtu.be/dJe4PB9DXkkGjuha e saktë është thelbësore në fushën juridike. Një vendim i drejtë gjykate, por i shkruar gabim mund të kishte pasoja të rënda për palët kundërshtare. “Një qytetari nga Pogradeci vjen tek katedra e gjuhësisë dhe kërkon shpjegimin e një fjale, me atë fitoi gjyqin sepse gjykatësit e interpretonin gabim një lidhëz”, tregon Profesori Rami Memushaj.Në këtë dokument rregullore të brendshme të miratuar nga gjykata administrative e Gjirokastrës gjysma e kokë së dokumentit është më shkronjën “ë” ndërsa gjysmat e fjalëve janë pa këtë shkronjë. Një dokument tjetër vjen nga Bashkia e Fierit. Është një vendim i prillit 2019 për ndarjen e territorit brenda qytetit. Në të gjitha rastet fjala “lagjja” shkruhet gabim, pasi mungon shkronja “J”. Skandali më i madh është që në fund të dokumentit, ku fjalët Kryetari i Këshillit të Bashkisë shkruhen me shkronjën “Ë”. Kjo shkronjë nuk ekziston në alfabetin shqiptar. Përveç kësaj termi i saktë nuk është këshilli i bashkisë, por këshilli bashkiak. Tani kalojmë tek një vendim tjetër i gjykatës së shkallës së parë tiranë. Vendimi është I vitit 2016. Në disa paragrafë të këtij dokumenti përdoret shkronja “ë” në disa të tjerë nuk përdoret. Fjala “gjyqësor”, herë shkruhet “gjyqsor” dhe herë “gjyqësor”. Në fakt variant i saktë është ai pa shkronjën “ë”. Më poshtë lexojmë fjalët “objekt gjykimi”. Siç e shikoni fjala objekt është shkruar në anglisht dhe jo në shqip, pasi është shkruar me “c” dhe jo me “k”. Një paragraf më poshtë përdoren fjalët “në favor të fëmijës të mitur”. Në fakt duhet të ishte “në favor të fëmijës së mitur”. Në të njëjtin vendim Gjykata e Tiranës e shkruan disa herë fjalën çështje me c dhe jo me “ç”. Gjithashtu pa shkonjën “ë”. Ajo lexohet ceshtje. Ndërkohë fjalën “çmon” e shkruan “cmon”. Më poshtë fjalën njëri-tjetrin e shkruan pa vizë në mes. Më pas lexojmë një fjali pa kuptim: “paditësja është shumë të lidhur me fëmijën”. Në fakt duhej thënë se “ajo është shume e lidhur me fëmijën”. Në të njëjtin paragraf mungon një lidhës. Aty shkruhet “ e ka marrë forcë fëmijën”. Duhej të ishte: “e ka marrë me forcë fëmijën”. Pra këtu kemi një shembull se si një vendim gjykate shkruhet shkel e shko. Është një turp për administratën tonë. Në kohën e sistemit komunist shteti ishte kujdesur që makinat e shkrimit që vinin nga jashtë, të prodhoheshin që në fabrikë të pajisura me shkronjën ç dhe shkronjën ë. Që zakonisht gjuhët e tjera nuk i kanë.

Gepostet von Top Story në Top Channel am Dienstag, 14. Januar 2020

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, jep një shifër të përafërt rreth numrit të fjalëve që ka sot gjuha shqipe, me pasurimin vit pas viti. Nga 500 mijë fjalë, në fjalorin e vitit 2006 kanë hyrë vetëm 48 mijë. Pjesa tjetër, janë lënë në përdorim pa u studiuar.

 

***
Mendohet se përmendja e parë me shkrim në shqip ishte më 14 korrik 1284 në Ragusa ose Raguza (Dubrovniku i sotshëm) në Kroacinë moderne kur në hetimet për një vjedhje në shtëpinë e Petro de Volcio nga Belena, një farë Matheus, biri i Markut prej Mençe, i cili ishte, siç duket, një dëshmitar i krimit, raportoi kështu: Dëgjova një zë duke thirrur në mal në gjuhën shqipe (Latinisht: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”).[39]

Rastin e dytë, njëzet e tre vjet më vonë, e gjejmë në një përshkim të Shqipërisë në një vepër anonime të quajtur Anonymi Descripto Europea Orientalis [40]. Kjo vepër mesjetare latine e vitit 1308 trajton vendet dhe viset e Europës Lindore, veçanërisht vendet e Gadishullit Ballkanik. Mendohet se autori ishte një prift frëng i urdhrit dominikan, i cili u dërgua nga kisha në Serbi.[41] Përshkrimi Anonim ka kapituj mbi viset e ndryshme të Greqisë bizantine, mbi Rashën, Bullgarinë, Ruteninë, Hungarinë, Poloninë, Boheminë si dhe një kapitull mbi Shqipërinë, një përshkrim të rrallë të këtij vendi dhe të këtij populli në shekullin e katërmbëdhjetë. [42]

Rasti i tretë, ku gjuha shqipe përmendet gjendet në një vepër të shkruar nga një shtegtar i krishterë në udhëtimin për në Tokën e Shenjtë në vitin 1322.[43] Shkrimet e shtegtarëve në rrugën për Tokën e Shenjtë përbëjnë një burim kryesor informacioni mbi vendet e Mesdheut Lindor në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të dytë. Në këtë rast, dy shtegtarë angloirlandezë me emrat Symeon Semeonis dhe Hugo Iluminator, që mund t’i quajmë shqip Simon Simoni dhe Hugo Iluminatori, kaluan në Shqipëri në vitin 1322 dhe Simoni shkroi përshtypjet e tij në një lloj udhëpërshkrimi.[44][39]

Rastin e katërt ku përmendet ekzistenca e gjuhës shqipe e kemi në vitin 1332 në veprën e një murgu frëng të urdhrit dominikan me emrin Brokard (Lat. Brocardus monacus). Në traktatin e tij latin të quajtur Directorium ad passagiumfaciendum (Udhëzime për kapërcimin e detit), Brokardi shënon fjalinë tashmë të njohur në letërsinë shqipe: “Licet Albaneses aliam omnio linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris” (Shqiptarët kanë një gjuhë tjetër krejt të ndryshme nga latinishtja, megjithatë, përdorin shkronja latine në të gjithë librat e tyre). [nevojitet citimi][39]

Regjistrimi i parë audio i shqipes u bë nga Norbert Jokl më 4 prill 1914 në Vienë.[45] Gjatë periudhës pesë shekullore të sundimit osman në Shqipëri, qeveria osmane ndaloi që më 1881 e deri më 1908 shkrimin dhe këndimin nëpër shkolla. Ky urdhër nuk ndaloi natyrisht ata që merreshin me letërsinë shqiptare të vazhdonin në punën e tyre, por pengoi arsimimin kombëtar për gati 30 vjet. (Wikipedia)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane

Konica ky mësues i rreptë

“E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”