MENU
klinika

Garantimi i sigurisë së medias

Gjykata e Posaçme për Krimin merret nën ruajtjen e Policisë së Shtetit

24.01.2020 - 13:39

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga data 1 shkurt do të merret nën ruajtjen e Policisë së Shtetit.

Tashmë nuk do të ketë më nevojë për roje me turne të ndara mes efektivëve të rendit, burgjeve apo rojet private në fundjavë, pasi do të merret nën ruajtjen e policisë së shtetit.

“Më datën 1 shkurt 2020, siguria e godinës ku zhvillon aktivitetin gjykata do të merret nën përgjegjësi nga policia e shtetit, të cilës i është kërkuar nga ana jonë garantimi i sigurisë së pranisë së medias në mjediset e gjykatës. Ky detyrim do të sanksionohet në një urdhër të përbashkët të drejtuesve të institucioneve të posaçme dhe atyre të policisë së shtetit”, thuhet në njoftim.