Pasi mundi Partizanin në Korçë, Skënderbeu ka marrë fitoren e radhës në shtëpi. Bardhekuqtë mposhtën 1-0 Flamurtarin, ekip që ka marrë rrugën drejt Kategorisë së Parë.
Korçarët e kishin marrë lehtë ndeshjen, të cilët pak bënë në pjesën e parë për të shënuar, ndërkohë miqtë vlonjatë mund të kishin surprizuar me kundërsulmet e tyre.
Goli i Bregut on Vidnews.
Në pjesën e dytë vendasit kanë luajtur më mirë, kanë dominuar, madje kanë goditur edhe traversën. Skënderbeu vuajti deri në fund të ndeshjes për golin.
Kur u mendua se Flamurtari po surprizonte me një barazim, vlonjati Dejvi Bregu, pas një rrëmuje në zonë, ndëshkon ish-ekipin e tij. Tri pikë me shumë vlerë për Skënderbeun, që ngjitet provizorisht i shtati.