MENU
klinika

Java 13

Kategoria e Parë, nuk falin ekipet kryesuese

25.01.2020 - 15:17

Ka ristartuar sot edhe Kategoria e Parë në futboll. Ekipet kryesuese në dy grupet kanë fituar, duke marshuar në garën për të hyrë në Superiore. Kastrioti në Veri dhe Lushnja në Jug kanë fituar ndeshjet përkatëse.

GRUPI A – Krutanët kanë marrë një fitore me shumë vlerë në Pukë ndaj Tërbunit vendas. Ndeshja është vendosur me një gol të Markut. Tri pikë me vlerë edhe për ndjekësen Besëlidhja, që fiton 1-0 në Koplik.

Dinamo do të luajë nesër me Egnatian, ndërsa Korabi është pushim, pasi Shkumbini është përjashtuar nga gara pas ngjarjeve në dhjetor, ku u godit gjyqtari kryesor.

GRUPI A

Tërbuni-Kastrioti 0-1

13′ Marku

Veleçiku-Besëlidhja 0-1

30′ Dibra

Burreli-Erzeni 2-1

12′ Hyska, 30′ Beci/ 60′ Lajthia

Dinamo-Egnatia (nesër)

Korabi (pushim)

GRUPI B – Edhe në Jug, Lushnja kryesuese nuk fal, duke mposhtur 1-0 Devollin. Vendasit humbën edhe një penallti në pjesën e parë, teksa Pepa rrëshkiti në momentin e goditjes.

Ndalet Pogradeci, ndërkohë që Apolonia ia del në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë, ku vendasit për një moment bojkotuan ndeshjen për shkak të vendimeve të arbitrave. Fitore me shumë vlera e Elbasanit.

GRUPI B

Lushnja-Devolli 1-0

35′ Mezini

Elbasani-Oriku 2-0

45+1′ Peposhi, 50′ Duka

Iliria-Apolonia 0-1

77′ Mihana

Turbina-Besa 1-2

71′ Jaupi/ 82′ Çelhaka, 86′ Çelhaka

Shënkolli-Pogradeci 0-0

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN