Bashkia Belsh ka hapur tenderin për projektin e ndriçimit rrugor me ndricues Solar LED 60w për lagjet Dragot, Hysë, Qafëshkallë dhe Tafan. Fondi limit është 12.3 milionë lekë dhe afati kohor për dorëzimin e ofertave është 28 shkurti 2020.
“Projekti elektrik i “Ndriçimit rrugor” duhet të respektojë të gjitha kushtet projektuese dhe standartet që janë në fuqi në Shqipëri dhe për elemente të veçanta që nuk parashikohen në këto standarte duhet t’i referohemi “Euro norms-EN”, “Euro standarteve-EN,ED” dhe “Rekomandimet të-CEI, CENELC, DIN VDI/VDE”– shkruhet në dokumentet e tenderit.
Projekti elektrik i “Ndriçimit rrugor” parashikon realizimin e një impianti të ri te ndriçimit rrugor me shtylla metalike konike 6-8ml, si edhe me ndriçues 60w në rruget e brendshme të fshatrave:
-Gradishtë;
-Hysë;
-Qafë-Shkallë;
-Dragot-Fermë.
Aktualisht në zonën e ndërhyrjes mungon totalisht ndriçimi rrugor. Me zhvillimin e këtij projekti përfitojnë në mënyrë direkte rreth 4200 banorë, (afërsisht 1300 familje).
Impianti i ndriçimit do të ketë këto karakteristika kryesore të përbashkëta:
-Tipi i furnizimit, furnizim të pavarur;
-Mënyra e vendosjes së ndriçuesve në një krah të rrugës;
-Mënyra e furnizimit, Panele fotovoltaike;
-Tipi llampës së ndriçimit, DEL-DN4-60 w.