MENU
klinika

Bie çmimi

Hec-et private/ Sa do blihet energjia?

17.01.2020 - 09:22

Çmimi vjetor i blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi për vitin 2020 do të jetë 8.0532 lekë/Kwh.

Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë, duke mbajtur parasysh çmimin mesatar vjetor të tregut të ditës në avancë sipas bursës hungareze dhe kursin mesatar të këmbimit për vitin 2019.

Kjo do të thotë se hidrocentralet deri në 15 Mw do e shesin më lirë energjinë e prodhuar, pasi, ky çmim rezulton të jetë më i ulët në raport me 2019-ën, ku energjia nga këta prodhues të energjisë elektrike është blerë me 8.4582 lekë/ kwh.

Megjithatë, duke qenë se kursi i këmbimit zyrtar nuk është publikuar ende nga Banka e Shqipërisë. Vendimi i ERE-s rezervon të drejtën e rishikimit të çmimit, duke u bazuar në të dhënat që do të përmbajë raporti i bankës qendrore.

Ky çmim do të vlejë për të gjithë prodhuesit ekzistues me përparësi.