MENU
klinika

Çfarë tregojnë miqtë e saj?

Humbi bashkëshortin dhe vajzën, gjendja e Vanessa-s

29.01.2020 - 11:54

Më 26 janar, bota e sportit përjetoi një tragjedi të madhe!

Legjenda e basketbollit amerikan dhe e skuadrës LA Lakers, Kobe Bryant, ndërroi jetë pasi helikopteri i tij mori flakë.

Fatkeqësia u bë më e madhe, pasi u mësua se së bashku me të, udhëtonte edhe e bija 13-vjeçare Gianna, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë së bashku me 8 persona të tjerë.

Në mesin e atyre që ndërruan jetë ishte edhe John Altobelli, një trajner bejsbolli, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa. Trajnerja e basketbollit për vajza, Christina Mauser ishte gjithashtu në helikopter.

Lajmi i hidhëroi të gjithë, por ajo që ka barrën më të madhe, është bashkëshortja e Kobe.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo u shkatërrua plotësisht kur mori vesh lajmin tragjik dhe gjendja e saj nuk është aspak e mirë.

Një burim ka treguar për “People”, se Vanessa po përpiqet të qëndrojë e fortë për shkak të tre vajzave të saj, por nuk e ka aspak të lehtë.

“Kjo është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë dhe shkatërruese për Vanessa-n dhe gjithë familjen. Vanessa nuk i mban dot lotët dh nuk përfundon dot asnjë fjali pa qarë”, shprehet burimi.

Ai shton se ajo po përpiqet të behët e fortë për vajzat, por nuk po ja del dot, dhimbja i ka pushtuar shpirtin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon ish-basketbollisti Gazmend Çaçi

“Po tentonim të sillnim Kobe Bryant në Shqipëri”

Bënte manovra në ajër, fikte motorin

Helikopteri, fiksimi që i mori jetën Kobe Bryant