MENU
klinika

Propozimet për Reformën Zgjedhore

Ikën Kryemadhi, një tjetër aleat në zyrën e Bashës

14.01.2020 - 12:05

Brenda këtij muaji PD pritet të paraqesë propozimet e saj për Reformën Zgjedhore.

Sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit. Pas saj kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mbërriti në PD për t’u takuar me liderin e opozitës.

Nuk dihet ende për çfarë Kryemadhi dhe Basha diskutuan por me fillimin e 2020, janari pritet që temë diskutimit të ketë pikërisht Reformën Zgjedhore kurse ky është takimi i parë këtë vit mes dy kreytarëve të partive dhe për të caktuar axhendën që do të ndjekin si opozitë.

opozita konica.al

Më 11 janar në një tryezë bashkëbisedimi në PD me gazetarët, Basha deklaroi se PD nuk do të presë PS për Reformën Zgjedhore por la të nënkuptohet se nga partia e tij nuk do të ketë një kërkesë për ndryshim sistemi, pasi sipas tij më parë duhet të dënohen krimet elektorale.

Gjithashtu kreu i PD paralajmëroi protesta dhe forma të tjera me të cilat do të përballet opozita përballë qeverisë këtë vit.