MENU
klinika

“Vizitë e panevojshme”

Mitsotakis reagon për takimin e Ramës në Athinë dhe i hakërrehet KE-së: Rasti “Beleri”, çështje europiane!

08.05.2024 - 17:22

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis e ka cilësuar të panevojshme vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë. Më 12 maj kryeministri do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë atje, por vizita ka ngjallur spekulime. Ajo vjen në një kohë kur po mbahet fushata për zgjedhjet evropiane dhe në listën e kandidatëve është Fredi Beleri.

Mitsotkais i ftuar në një emision është pyetur mbi këtë vizitë, ai tha se Rama, nuk vjen si i ftuar i qeverisë greke, po vjen për të biseduar me bashkatdhetarët e tij. “Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme. Ne kemi probleme me marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai.

Nga ana tjetër kryeministrit grek nuk i del inati as me BE. Dje Komisioni Europian e cilësoi rastin e Belerit si një problem dypalësh që nuk duhet të lidhet me bllokimin e integrimit të Shqipërisë. Por sipas Mitsotakis, çështja e ndalimit të betimit të Fredi Belerit është europiane, jo dypalëshe. Për mitingun në të cilin do të flasë Rama, ai tha se nuk do ta ndalojnë, pro as nuk do ta lehtësojnë.

Madje sipas tij, minoriteti grek në Shqipëri është i përfaqësuar në zgjedhjet europiane me dy kandidatë, duke ju referuar Belerit dhe Pirro Dhimës.

Lidhur me reagimin e Komisionit Europian reagoi edhe ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis i cili i kërkon Bashkimit Europian të dëgjojë shqetësimin e Athinës për rastin e Fredi Belerit, i dënuar me dy vjet burgim për blerje votash..

Sipas tij, ky rast është një provë për respektimin e standardeve demokratike europiane nga Shqipëria, veçanërisht teksa kërkon anëtarësimin në BE.

Kjo nuk është një çështje dypalëshe, është një çështje evropiane dhe ne duhet ta perceptojmë si të tillë dhe ta nxjerrim në pah në të gjitha forumet”, tha ai.