Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës “Zgosht-Ura e Çerenecit”. Fondi limit është 14 milionë e 486 milionë lekë. Rruga me gjatësi 47 kilometra është vazhdim i rrugës Librazhd-Qafë Studë-Ura e Cerenecit me gjatësi totale 56,9 Km.
Segmenti rrugor fillon nga fshati Zgosht (Njesia administrative Lunik), bashkia Librazhd dhe përfundon në fshatin Cerenec i Poshtëm (Njësia Administrative Gjoricë), bashkia Bulqizë.
Njësitë administrative përfituese janë: Gjoricë, Ostren, Trebisht të bashkisë Bulqizë dhe Sterblevë, Lunik dhe Qendër të bashkisë Librazhd.
Referuar dokumenteve të tenderit, rruga Librazhd-Qafë Studë-Ura e Cerenecit është zbatuar nga ARRSh-ja deri në shtresën e stabilizantit në të tërë gjatësinë e saj, ndërsa 9,6 km e para me fillim rruge nga Librazhdi janë përfunduar dhe me shtresat asfaltike dhe sinjalistike (të përfunduara nga FSHZH).
Nga hapja e trasese dhe ndërtimi deri në shtresën e stabilizantit kanë kaluar shumë vite. Duke patur parasysh dhe terrenin malor me dimër të gjatë (ngrica e deborë), rruga ka pësuar dëmtime në shtresa.
“Objektivi kryesor i projektit: “Sistemim asfaltimi i rrugës Zgosht-Ura e Cerenecit” është përmirësimi i infrastrukturës rrugore, si pjesë e një arterie të rëndësishme rrugore nacionale, i cili lidh jo vetëm një rajon të gjerë me potencial të konsiderueshëm ekonomik dhe turistik duke bërë të mundur lidhjen e të gjitha rajoneve Lindore të vendit, por gjithashtu lidh Korridorin 8-të me rrugën e Arbërit ndërmjet tyre”– shkruhet në dokumentet e tenderit.
Afati i aplikimeve për këtë tender është data 14 shkurt 2020.