Home » Kultura » Ja disa foto të rralla të kohës së komunizmit
Do t'ju kthejnë pas në kohë
Ja disa foto të rralla të kohës së komunizmit
20.01.2020 - 07:29
Në maj të vitit 1987 fotoreporteri holandez Piet de Blanken vizitoi Shqipërinë si pjesë e një grupi fotografësh të njohur holandez të deklaruar për kohën si “shokët e idealit”.
Duke njohur mirë rregullat e sistemit De Blanken e dinte se do të ishte thuajse e pamundur për të fotografimi i vendit dhe më pas transportimi i filmit pa u vënë re nga njerëzit e shërbimit sekret. Kontaktet midis shqiptarëve dhe turistëve të huaj ishin të ndaluara, ndaj kjo e vështirsonte akoma më shumë proçesin e fotografimit.
Megjithatë, ai ia doli mbanë të jetësonte disa imazhe me aparatin e tij.Filmin e aparatit u kujdes ta fshihte në valixhen e mikut të tij Johan Janse për ta shpëtuar nga sekuestrimi gjatë kontrollit të fundit përpara se të largohej nga Shqipëria.
Në foto tregohen kryesisht momente të thjeshta të jetës së përditshme.Një përditshmëri e kornizuar nga rregullat e mirëpërcaktuara të regjimit.Ajo pjesë e publikut që ka jetuar në Shqipërine e atyre viteve teksa i sheh përjeton një kthim në kohë ndërsa për të lindurit e pas viteve 90 fotot paraqesin një realitet të cilin nuk kanë mundur ta gjejnë askund përveçse në tregimet e prindërve apo gjyshërve të tyre.
Këto foto u ekspozuan në Muzeun Historik Kombëtar gjatë kësaj vere.