“Kombet e mëdha nuk luftojnë luftëra të pafund”, deklaroi Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij në 2019.
Ai ka disi të drejtë: konfliktet në Lindjen e Mesme kanë kontribuar në rënien relative të fuqisë amerikane dhe lehtësuan ngritjen e Kinës. E megjithatë, më pak se një vit pas kësaj fjalimi, Trump urdhëroi vrasjen e komandantit ushtarak më të fuqishëm të Iranit, gjeneral Qassem Suleimani.
SHBA nuk ka ndonjë interes në Lindjen e Mesme.
Sidoqoftë, SHBA ka një interes jetësor për t’i rezistuar përpjekjeve të Kinës për të sfiduar normat ndërkombëtare.
Trump në mënyrë të përsëritur i ka konsideruar ndërhyrjet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme si një humbje kolosale e parave, duke pretenduar se SHBA kanë shpenzuar 7 trilion dollarë që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Megjithatë, siç ndodh shpesh, veprimet e Trump kanë kundërshtuar drejtpërdrejt fjalët e tij. Megjithë retorikën e tij anti-luftë, Trump emëroi Sekretar Shteti Mike Pompeon, dhe Këshilltar të Sigurisë Kombëtare John Bolton.
Trump ka vendosur 16.500 trupa shtesë në Lindjen e Mesme dhe dërgoi një grup sulmues-aeroplan në Gjirin Persik, në vend të Detit të Kinës së Jugut. Vrasja e Suleimanit ishte pjesë e këtij modeli.
Përtej Iranit, Trump nuk ka arritur të nxjerrë SHBA, nga Afganistani, Siria ose Jemeni. Si rezultat, Jemeni po duron krizën më të keqe humanitare në botë.
Duke i bërë gjërat më keq, pasi urdhëroi tërheqjen e Sirisë, Trump miratoi një mision ushtarak për të siguruar fushat e naftës të vendit.
Administrata Trump nuk ka gjasa të ndryshojë drejtim së shpejti.
Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara mbeten të përfshira në “luftëra të pafundme” në Lindjen e Mesme, nuk do të jetë në gjendje të merret seriozisht me kërcënimin që Kina paraqet.
E megjithatë, cikli i ndërhyrjes amerikane në Lindjen e Mesme duket se do të vazhdojë.
Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al