Ditën e sotme, trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, feston ditëlindjen e saj.
Ajo ka mbushur 24 vjeç dhe këtë ditë speciale ka vendosur ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.
Sara publikoi një foto të tortës, e cila përveçse duket shumë e shijshme, ka një kuptim të veçantë.
Torta personalizon familjen Liço dhe për secilin prej tyre mbi në tortë është një zemër.
Për t’ja bërë këtë ditë më të bukur, edhe Lori Hoxha ka publikuar në Instagram foto ku shfaqet bashkë me Sarën dhe i shoqëron me fjalët më të bukura.
“Isha në kërkim të një fotografie për ta postuar në nder të ditëlindjes së saj dhe kuptova që ajo është në shumicën e fotografive të mia, gjë që është edhe në jetën reale.
Asgjë në jetën time nuk është e sigurtë por ajo është dhe ajo duhet të gëzojë çdo ditë. Unë dua të sigurohem që të gjithë e dinë se sa mirënjohës jam për ta pasur sepse nuk do të jem në gjendje të kaloj jetën time pa të. Ne të dyja e dimë se gjërat nuk kanë qenë të lehta, por ajo sigurohet që unë të mos kaloj asgjë vetëm. Ajo është më e kujdesshmja dhe gjithmonë do të mundohet ti bëjë njerëzit të ndjehen të veçantë ndërsa i bën ata të qeshin duke qënë e vërtetë me ta. Ajo është mamaja më e mirë për djemtë e saj të vegjël dhe akoma gjen kohën për të organizuar udhëtimet e mia sepse le të jem e sinqertë unë jam e humbur pa të.
Shpresoj që të mos më duhet të jetoj një ditë të vetme pa ty @sarahoxhaaa shijo një vit tjetër të jetës mezi po pres të festoj me ty sonte dhe përgjithmonë”, shkruan Lori.