MENU
klinika

Përgjigjet psikologia

Jam një vajzë që vuaj nga anoreksia, nuk kam oreks. Çfarë më këshilloni?

16.01.2020 - 11:49

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, unë që po ju shkruaj jam një vajzë që vuaj nga anoreksia, nuk kam oreks dhe më duket vetja e shëndoshë, çfarë të bëj?

Përgjigjet psikologia: Anoreksia nervore është një çrregullim i mënyrës së të ngrënit dhe karakterizohet nga kufizimi i tepruar i ushqimit, nga një frikë e tepruar dhe e paarsyeshme për të shtuar në peshë. Ky fenomen është vënë re nëntë herë më tepër te femrat se te meshkujt. Terapia fokusohet në tre aspekte kryesore: “Rivendosjen e një peshe të shëndetshme, trajtimi i çrregullimeve psikologjike që lidhen me këtë sëmundje, si dhe komfortin në ambientin familjar dhe social. Nëse vazhdon të kesh probleme me ushqimin do të sugjeroja një vizitë më të hollësishme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çrregullimet e ushqimit

Anoreksia dhe bulimia… pse ndodhin?