13.01.2020 - 15:45
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë ka vijuar kontrollet duke bërë 113 inspektime për ditët e para të vitit 2020.
Nga kontrollet një subjekti i është vendosur gjobë 300 mijë lekë, ndërsa 51 të tjera janë paralajmëruar.
“Janë bllokuar 0.0004 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human”– thotë AKU-ja.
Gjithashtu janë asgjësuar 5.536 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi me kërkesë të vetë subjektit, po sipas AKU-se. Gjatë kontrolleve janë marrë edhe 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në kundërshti me ligjin
AKU gjobit tre subjekte me më shumë se 4 milionë lekë
Bllokon 2 biznese
AKU gjobit me 2.9 milion lekë 3 subjekte
Tregtonin ushqim të pakontrolluar